☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,159 ▲ +2.53% ETH $2,152 ▲ +4.49% XRP $1.3616 ▲ +2.93% SOL $84.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Transferimet e Skukës, Xhixhës dhe Simonit, Duka: Konfirmim i rritjes së kampionatit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përshëndeti sot transferimet e rëndësishme e tre prej lojtarëve më cilësor të kampionatit shqiptar të futbollit.

Duka u shpreh se, “Simon Simoni, Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha janë produkte bio të kampionatit tonë, akademive e klubeve që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave”.

“Gjithmonë kam inkurajuar dhe do të mbështes ato klube e akademi që bëjnë një punë të madhe me elementin e ri”, theksoi ai.

Duka nënvizoi se, “Simoni, Skuka dhe Xhixha janë në të njëjtën kohë dhe konfirmimi i rritjes së vazhdueshme të kampionatit, cilësisë së tij dhe tregojnë se produkti jonë ka vlera e mund të konkurrojë denjësisht në arenën ndërkombëtare”.

“Ky është një shembull konkret se me pak më shumë punë e kujdes në menaxhim mund të kemi më shumë raste të tilla suksesi”, tha Duka.

Sulmuesi Redon Xhixha është larguar nga Tirana, pasi do t’i bashkohet klubit të Karabak në Azerbajxhan.

Portieri i Dinamos, Simon Simoni u largua drejt Eintraht Frankfurt në Gjermani.

Ndërsa sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka u transferua tek ekipi francez i Metz.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.