🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,264 ▲ +0.89% ETH $1,725 ▼ -0.1% XRP $1.1445 ▼ -0.37% SOL $73.3600 ▲ +2.37%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Transporti publik: Të shtyhet afati për POS-et; Tatimet: S’do të ketë penalitete të menjëhershme

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati.

Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend.

Në këtë situatë paqartësie për pjesën e kostos në një shërbim me vlerë transaksioni të ulët (çmimi i biletës kushton 40 lekë), por të lartë në numër, dhe për shkak të mospërgatitjes së kushteve teknike.

Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën. Në çdo shitje normale të një produkti ekzistojnë opsione të ndryshme pagese: cash, kartë bankare apo forma të tjera elektronike. Si do të aplikohet kjo në transportin urban dhe ndërurban?

Një tjetër çështje është infrastruktura teknike. Pajisjet në autobusë si do të funksionojnë, me Wi-Fi apo me kartë SIM për internet? Edhe kjo përbën një kosto shtesë për çdo mjet. Aktualisht nuk ekziston një sistem online ku qytetari të mund të presë biletën nga ëeb-i apo aplikacioni.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj.

Por drejtues të administratës theksuan se aktualisht nuk parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit.

Shqetësimi për paqartësitë e zbatimit të procesit dhe çështjes së kostos u ngritën fillimisht nga Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas. Në një letër dërguar ministrive shoqata theksoi se përdorimi i pajisjes POS për pagesën e biletës do të rrisë çmimin edhe me 30 lekë nga komisionet fikse ndaj bankave nëse bileta do të paguhet me kartë bankare./Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.