☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,556 ▼0.26%
DOW 52,682 ▲0.09%
NASDAQ 26,049 ▼0.88%
NAFTA 73.59 ▲3.05%
ARI 4,049 ▼1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,316 ▼ -2.59% ETH $1,768 ▼ -2.01% XRP $1.0705 ▼ -2.44% SOL $75.6000 ▼ -1.84%
S&P 500 7,556 ▼0.26 % DOW 52,682 ▲0.09 % NASDAQ 26,049 ▼0.88 % NAFTA 73.59 ▲3.05 % ARI 4,049 ▼1.57 % S&P 500 7,556 ▼0.26 % DOW 52,682 ▲0.09 % NASDAQ 26,049 ▼0.88 % NAFTA 73.59 ▲3.05 % ARI 4,049 ▼1.57 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Sipërfaqja e lejeve rritet me 12.5%, përmasat reale janë më masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²), raportoi INSTAT.

Megjithatë, këto janë vetëm lejet e dhëna nga Bashkitë.

Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e parë bazohen vetëm në burimet bashkiake. INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Lejet reale shumë më të mëdha, për ndërtime me vlerë 3.7 miliardë euro

Në mungesë të përditësimit të të dhënave nga INSTAT për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, që raporton prej gati një viti vetëm pushtetin vendor dhe jo lejet e Këshillit Kombëtare të Territorit dhe Ujit (KKTU), ky është treguesi më i saktë për përmasat që pritet të marrë ndërtimi në vend.

Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport.

Një tregues indirekt që mat vrullin e lejeve të ndërtimit që po vijojnë të jepen në vend, janë arkëtimet e ndjeshme nga zëri i “Pushtetit vendor”, pjesa më e madhe e të cilës përbëhet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Të ardhurat nga pushteti vendos ishin 26.3 miliardë lekë për janar-prill 2026, me një rritje prej 118%, ose 14.2 miliardë lekë më shumë (rreth 150 mln euro).

https://monitor.al/ndertimet-masive-ne-vend-shpetojne-buxhetin-sjellin-gati-50-te-rritjes-se-te-ardhurave-ne-4-mujor/

Lejet sipas INSTAT

Në tremujorin e parë të vitit 2026:

  • Janë miratuar 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u miratuan 258 leje.
  • Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²).
  • Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 20,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,6 %, krahasuar me një vit më parë (20,1 miliardë lekë).
  • Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 237 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 185.608 m².
  • Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 85 leje ndërtimi dhe 191.453 m² sipërfaqe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.