☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,426 ▲ +0.39% ETH $2,185 ▲ +1.27% XRP $1.4204 ▲ +0.06% SOL $92.6000 ▲ +0.52%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Tre firmëtarët e PD-së së re: Më 22 korrik Shqipëria do mbetet pa opozitë

Tre firmëtarë të kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike për herë të parë sqarojnë publikisht arsyet përse firmosën peticionin.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ata cilësojnë si rrezik kryesor që pas 22 korrikut Shqipëria mund të mbetet pa opozitë.

Sipas tyre jo vetëm me marrëveshjen që bëri fshehtas me Edi Ramën, jo vetëm me humbjen skandaloze në zgjedhje por edhe më ngrirjen dhe garën për kryetar duke shkelur statutin e partisë Luzlim Basha po e çon vendin pa opozitë. Ja disa deklarata më të rëndësishme që ata bënë gjatë emisionit.

Arben Skënderi, anëtar i kryesisë së PD

“Kemi 4 vjet që shkelet statuti i PD. Kemi tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë Këshilli Kombëtar dhe tani duke u shkelur të gjitha, madje edhe gara për kryetar dhe po shkelet sërish statuti. Çfarë është ky nxitim që të bëhen zgjedhje më 22 korrik? Kjo do të thotë se nuk do ketë garë dhe më e keqja vendi nuk do ketë opozitë”.

Endira Bushati, anëtare e kryesisë së PD.

“Ne të PD-së gjatë fushatës nuk kemi bërë fare opozitë kundër qeverisë. Ne kemi bërë opozitë vetëm kundër LSI-së. Më 22 korrik Lulzim Basha mund të jetë sërish kryetar, por nuk do ketë Partinë Demokratike me vete”.

Leonard Olli, koordinator, kryetar i këshilltarëve të PD, Bashkia e Tiranës

“Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë që nuk kemi kërkuar largimin e Lulzim Bashës për shkak të hatërmbetjeve pse nuk ishim pjesë e listave të kandidatëve për deputet. Ne kërkojmë që PD të reformohet dhe nuk ka lidhje as me emra të përveçëm e as me mua. Nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë që vendi të mbetet pa opozitë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.