Ekonomia

Tregu i letrave me vlerë dominohet nga bonot e thesarit

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 përbëhej nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) në masën 55.55% dhe pjesa tjetër prej 44.45% ishin transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 71.52% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 flasin për një dominim të transaksioneve “blerje në tregun primar” dhe “shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 69.32% dhe 17.62% kundrejt volumit të përgjithshëm. Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 95.93% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Transaksioni i llojit “shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2015, ka pasur një ulje prej 369 milionë lekë, ose 23.11% krahasuar me janar-mars 2014. Po kështu është ulur edhe numri i transaksioneve, në masën 36.17%. Transaksioni i llojit “blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2015 ka pasur një rritje prej 194 milionë lekë, ose 37.85% krahasuar me janar-mars 2014. Kjo është shoqëruar edhe nga rritja e numrit të transaksioneve, në masën 14.15%. Krahasuar me janar-mars 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve me rreth 175 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button