Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,261 ▼ -3.58% ETH $1,991 ▼ -3.41% XRP $1.3346 ▼ -2.23% SOL $82.5700 ▼ -4.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tregu i punës në Shqipëri, orientim drejt modeleve të reja ekonomike

Që rritja e pagave të jetë e qëndrueshme në ekonomi, duhet të rritet edhe produktiviteti i kapitalit njerëzor.
Për këtë bizneset duhet të orientohen drejt modeleve të reja ekonomike, ndërsa qeveria do t’i mbështesë financiarisht ato të cilat do arrijnë objektivat.
Sipas dhomës së tregtisë dhe industrisë bizneset duhet të përqafojnë ndryshimin.
“Nuk mundet që të kemi më një qasje në bizneset tradicionalet siç janë fasoni apo të ngjashme me to. Duhet të kalojmë te biznese dhe industri që kanë vlerë të shtuar brenda, ku krahu i punës nuk është kosto e mirëfilltë apo që të zërë një peshë specifike në ushtrimin e aktivitetit të sipërmarrjes, por krahu i punës të jetë i aftë që të krijojë një vlerë të shtuar edhe për kompaninë, edhe për produktivitetin e saj”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise.
Qeveria kërkon që bizneset në sfidat e ardhshme t’i mbështesë nëpërmjet digjitalizimit. Inovacioni I fundit që vjen në platformën e-albania është portali I punësimit.
“Portali puna.gov.al një portal digjital ku qindra të rinj mund të aplikojnë për 3300 vende të lira pune. Mjafton të hyjë në portal dhe të përzgjedhë për punët që janë të përshtatshme për të të shpallura nga bizneset në platformën tonë dhe me hyrjen në platformë përmes kredencialeve në e-albania mund të dërgojë direkt kërkesën për interes te biznesi. Paga mesatare që ofrojnë bizneset është 110 mijë lekë. Ka punë që arrijnë deri në 200 mijë lekë”, tha Klevis Jahja.
Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që vendi t’i marrë nga jashtë kryesisht nga Nepali, India dhe Bangladeshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.