Trump humb përballjen ligjore me Wall Street Journal
Një gjykatë federale në Florida ka hedhur poshtë një padi për shpifje me vlerë 10 miliardë dollarë të ngritur nga presidenti i Donald Trump, kundër gazetës “The Wall Street Journal”.
Gjykatësi Darrin P. Gayles deklaroi sot se presidenti Trump nuk kishte arritur të demonstronte në mënyrë bindëse se gazeta kishte vepruar me “keqdashje të vërtetë” në publikimin e një shkrimi lidhur me një letër urimi që pretendohej se mbante emrin e tij dhe i ishte dërguar të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Sipas gjykatësit, ankesa “nuk i afrohej aspak” përmbushjes së standardeve kyçe ligjore.
Gazeta kishte raportuar vitin e kaluar për një letër të supozuar që i ishte dërguar Epstein në vitin 2003, me rastin e 50-vjetorit të tij, e cila përfshinte emrin e Trump dhe sugjeronte një lidhje më të afërt mes dy burrave.
Letra përmbante tekst me nënkuptime seksuale dhe një skicë të një figure femërore të vizatuar me marker. Trump ka mohuar ta ketë shkruar atë.
Pas publikimit të raportit, ai ngriti padi duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim ndaj gazetës dhe manjatit të medias Rupert Murdoch, portofoli i të cilit përfshin WSJ. /Ad.Ab./


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.