☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.13 ▼0.48%
ARI 4,662 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -0.2% ETH $2,486 ▼ -0.24% XRP $1.4079 ▼ -0.75% SOL $105.3800 ▲ +2.14%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,662 ▼0.05 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,662 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Amerika

Trump: Irani ka rënë dakord që të mos e mbyllë kurrë Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka pranuar të mos e mbyllë kurrë më Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në “Truth Social” Trump shkruan se “Irani ka pranuar të mos e mbyllë kurrë më Ngushticën e Hormuz. Ajo nuk do të përdoret më si armë kundër Botës!”

Ai shtoi se ngushtica është tashmë “plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë”, ndërsa falënderoi Iranin për heqjen ose procesin e heqjes së minave detare.

Kjo deklaratë vjen pak minuta pas njoftimit të ministrit të Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, i cili në platformën X tha se kalimi për të gjitha anijet tregtare në Ngushticën e Hormuz është deklaruar “plotësisht i hapur”, në përputhje me armëpushimin 10-ditor në Liban.

Araghchi theksoi se kjo do të mbetet e tillë për kohëzgjatjen e armëpushimit aktual, duke përmendur një rrugë të koordinuar nga autoritetet iraniane.

Presidenti Trump e ka interpretuar këtë hap të Iranit si një angazhim afatgjatë për të mos e përdorur më ngushticën si mjet presioni kundër komunitetit ndërkombëtar.

Megjithatë, ai ka sqaruar se bllokada detare amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane do të vazhdojë në fuqi të plotë deri në arritjen e një marrëveshjeje 100% me Teheranin. Sipas tij, kjo është pjesë e një procesi më të gjerë që synon një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më jetike në botë, ku kalon rreth 20% e naftës globale.

Gjatë javëve të fundit, tensionet e forta midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit e kishin kthyer këtë ngushticë në qendër të krizës, me ndërprerje të trafikut tregtar, vendosje minash dhe rritje të çmimeve të energjisë.

Si përgjigje, Trump kishte urdhëruar një bllokadë detare nga Marina amerikane dhe kishte vendosur afate ultimative për rihapjen e saj.

/rtsh.al/

The post Trump: Irani ka rënë dakord që të mos e mbyllë kurrë Ngushticën e Hormuzit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.