☁️
Tiranë 11°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,707 ▲1.13%
DOW 46,991 ▲0.93%
NASDAQ 22,415 ▲1.4%
NAFTA 93.79 ▼4.98%
ARI 5,021 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,850 ▲ +3.34% ETH $2,319 ▲ +10.27% XRP $1.5296 ▲ +8.31% SOL $94.2200 ▲ +7.02%
S&P 500 6,707 ▲1.13 % DOW 46,991 ▲0.93 % NASDAQ 22,415 ▲1.4 % NAFTA 93.79 ▼4.98 % ARI 5,021 ▼0.8 % S&P 500 6,707 ▲1.13 % DOW 46,991 ▲0.93 % NASDAQ 22,415 ▲1.4 % NAFTA 93.79 ▼4.98 % ARI 5,021 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Turistë britanikë me kroçera në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit mbërriti të enjten rreth orës 07.30 kroçera “Thomson Majesty” me 1491 turistë nga 13 vende të botës. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Britania e Madhe. Kroçera lundroi nga Dubrovniku (Kroaci) drejt Durrësit, ndërsa në mbrëmje do të vazhdojë udhëtimin drejt Korfuzit (Greqi).

Në portin e Durrësit mbërriti kroçera “Thomson Majesty” Foto Gezim Kabashi (1)Nga burimet e agjencisë pritëse Intermed Shiping mësohet kroçera që vjen për herë të katërt që nga fillimi i këtij viti, ka sjellë 1491 turistë gjithsej. 1462 prej tyre janë britanikë, ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga vende të tjera si, Irlanda, Kina, Italia, Kroacia, Greqia, Sllovakia, SHBA, Kenia, Qipro apo India. Edhe në lundrimet e tjera kjo kroçerë ka sjellë  në Durrës më shumë se 4500 udhëtarë britanikë gjithsej.

Në portin e Durrësit mbërriti kroçera “Thomson Majesty” Foto Gezim Kabashi (2)Menjëherë pas zbritjes në portin më të madh të vendit, rreth 300 turistë të huaj u nisën me autobuzë drejt qyteteve të Tiranës, Krujës dhe Beratit, në ture të shkurtëra historike, arkeologjike dhe kulturore, ndërsa pjesa më e madhe kanë preferuar të vizitojnë Durrësin dhe rrethinat e tij.

Në portin e Durrësit mbërriti kroçera “Thomson Majesty” Foto Gezim Kabashi (3) Kroçera “Thomson Majesty” me gjatësi 207 metra dhe gjërësi 28 metra arrin shpejtësinë 18 milje/orë.  Pas dy javësh në portin më të madh të vendit pritet edhe një kroçerë tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.