Kronika

Turistët u qëlluan me plumb pas koke; policia shoqëron 35 persona

Janë zbardhur të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Nga hetimet deritanishme mësohet se dy turistët janë vrarë me  plumba pas koke,  çfarë përforcon dyshimet se një nga autorët kryesorë të kësja ngjarje, ishte përsoni që po udhëtonte, si shoqërues apo si pasagjer s bashku me turistët.

Dyshimet e policisë janë se në këtë krim të shëmtuar kanë marrë pjesë dhe përsona të tjerë që u kanë ngritur pritë  turisteve.

Aktualisht aksionet e policis  dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë vazhdojnë në gjithë zonën e thellë malorë duke bërë krehjen e gjitha vendeve të dyshimta. Deri këto momente janë shoqëruar në Komisariatine Policisë së Shkodrës rreth 35 përsona, që dyshohet se kanë lidhje apo dijeni për ngjarjen.

Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia kishte publikuar në  faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshendetje nga Ballkani”, me fotot më të bukura nga udhtimi i tyre turistik në malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Më pas ata kanë udhëtuar drejt zonës së Vermoshit dhe pastaj në Dukagjin, që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i tyre i fundit.

Çifti i turistëve çekë, që u vranë të premten në mbrëmje, nuk janë të vetmit që kanë pasur Dukagjinin si udhëtimin e fundit. Në vitin 2001 tre turistë çekë u vranë dhe u zhduken në fshatin Theth dhe ende sot nuk dihet se ku janë trupat e tyre, ndërsa në gusht të një viti më parë një turiste çeke, Martina Mala, u  plagos rëndë me armë zjarri në një lokal nate në plazhin e Velipojës. Në muajin qershor të vitit 2014 një tjetër turist çek u aksidentua peë vdekje, ndërsa një 26 vjeçar në muajin maj të këtij viti humbi jetën në lumë në zonën e Dukagjnit, aksidentalisht duke bërë rafting.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button