☁️
Tiranë 21°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,261 ▲ +0.12% ETH $2,524 ▲ +0.07% XRP $1.3640 ▲ +0.69% SOL $101.6100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Turizëm: Qeveria anulon hidrocentralet në Theth: U shkelën kontratat koncesionare

Në letrën që Ministria e Energjetikës i dërgon koncesionarit mbi lumin Shalë, jepen arsyet e prishjes së njëanshme të marrëveshjes, duke konstatuar shkeljet që janë bërë.

Këto shkelje kanë të bëjnë me mungesën e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, raportet hidroenergjetike dhe hidroteknike, si dhe ato të planit të biznesit.

Shoqëria është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit të dorëzuar formalisht, por nuk e ka kryer. Një tjetër shkelje, sipas Ministrisë së Energjisë, është mosrinovimi i Sigurimit të Kontratës nga koncesionari brenda afatit të përcaktuar, raporton “T.CH”.

Por ndërtimi i HEC-eve në Theth është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile, pasi ndërtimi i tyre do të shkatërronte turizmin në këtë zonë, e cila vitet e fundit po pret shumë vizitorë, veçanërisht të huaj. Në projekt ishte parashikuar ndërtimi i 6 hidrocentraleve me fuqi të instaluar 127 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë prej 530 mijë megavat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.