☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,227 ▼ -0.15% ETH $2,524 ▼ -0.46% XRP $1.3643 ▲ +0.27% SOL $101.5600 ▼ -1.13%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi, ende patriotik. Në 2016 rritja 19.7 përqind, në krye ende shqiptarët

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror u rrit me 19.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se në krye të listës qëndrojnë shqiptarët që vijnë nga trevat.
“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër europian pati një numër të rritur të turistëve”, thotë Ekonomi.
Rritja e numrit të turistëve, sipas ministres Ekonomi, ka çuar në shtim të aktiviteteve të hotelierisë dhe restoranteve, që në anën tjetër përbën dhe një mundësi më shumë për punësim.
“Në janar-gusht 2016 janë 2.4 përqind më shumë biznese që nisën aktivitetin, ndërsa vlerësimet në sektorin e punësimit që vijnë nga turizmi apo aktivitete të lidhura me turizmin, tregojnë që numri i të punësuarve në sektor u rrit me 77 mijë persona”, shton ministrja.
Këtë vit Shqipërinë e vizituan disa herë grupe gazetarësh ndërkombëtarë të cilët shkruan artikuj mbi potencialin turistik të vendit. Por nuk mungoi edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, ku operatorët turistikë shkëmbyen eksperiencat me operatorë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.