🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,434 ▼0.67%
DOW 45,539 ▼0.92%
NASDAQ 21,215 ▼0.9%
NAFTA 96.84 ▲2.5%
ARI 4,448 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,472 ▼ -4.11% ETH $1,987 ▼ -4.14% XRP $1.3380 ▼ -2.5% SOL $83.1200 ▼ -4.94%
S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 % S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Turqi, arrestohet kreu i “Amnesty International”

Autoritetet turke kanë arrestuar dje kreun e organizatës Amnesty International në Turqi, për lidhje të dyshuara me klerikun mysliman që Ankaraja fajëson për grusht-shtetin e dështuar gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur grupi i të drejtave të njeriut.

Policia e ka arrestuar, Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë në provincën bregdetare të Izmirit, me dyshimin se kanë bashkëpunuar me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen.

Që nga përpjekja për grusht-shtet, autoritetet kanë arrestuar 50,000 njerëz si dhe kanë shkarkuar ose pezulluar 150,000 persona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë, pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me puçin.

“Taner Kilic ka një përvojë të gjatë dhe të shquar për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin”, ka thënë Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i organizatës Amnesty International.

Zyrtarët turq e kanë konsideruar këtë veprim si të nevojshëm, për shkak të seriozitetit së përpjekjes për grusht-shtet, me ç’rast qenë vrarë më shumë se 240 persona.

Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, ka mohuar përfshirjen në grusht shtet dhe e ka dënuar atë.

Kritikët në Turqi por edhe ata jashtë vendit kanë thënë, se presidenti Rexhep Tajip Erdogan, është duke përdorur grusht shtetin, si një pretekst spastruar kundërshtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.