☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,857 ▲0.58%
DOW 48,034 ▲0.24%
NASDAQ 23,087 ▲0.8%
NAFTA 97.22 ▲0.67%
ARI 4,762 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,326 ▲ +1.6% ETH $2,229 ▲ +1.14% XRP $1.3400 ▲ +0.68% SOL $83.1900 ▲ +1.13%
S&P 500 6,857 ▲0.58 % DOW 48,034 ▲0.24 % NASDAQ 23,087 ▲0.8 % NAFTA 97.22 ▲0.67 % ARI 4,762 ▼0.54 % S&P 500 6,857 ▲0.58 % DOW 48,034 ▲0.24 % NASDAQ 23,087 ▲0.8 % NAFTA 97.22 ▲0.67 % ARI 4,762 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Turqi, lideri kurd Ocalan: Ti japim fund luftës 40-vjeçare kundër Turqisë

Lideri i burgosur kurd, Abdullah Ocalan ka publikuar sot ne qytetin turk te Diarbakerit detajet e planit të shumëpritur të paqes me Turqinë.

turqi Deklarata e Ocalan është lexuar nga politikanët pro kurdë të cilët e kanë vizituar liderin kurd në burg ditën e enjte. “Më duket e nevojshme për PKK që të thërrasë një kongres për t’i dhënë fund luftës 40-vjeçare të armatosur kundër Republikës së Turqisë dhe për të përcaktuar strategjitë dhe taktikat politike dhe sociale në përputhje me frymën e epokës së re”, thuhet në letrën e shkruar nga Ocalan.

Në deklaratë, Ocalan theksoi nevojën për një zgjidhje demokratike ndaj problemit kurd, duke argumentuar se “luftërat pakuptimta dhe të pamëshirshme ishin rezultat i krizës neoliberale të shkaktuar nga kapitalizmi imperialist dhe bashkëpunëtorët e tij lokal”.

Armëpushimi ka nisur në vitin 2013 ndërsa janë shtuar shpresat për një përfundim të plotë të konfliktit. Më shumë se 40 mijë njerëz, pjesa më e madhe kurdë kanë humbur jetën gjatë këtij konflikti ndërsa Ocalan ndodhet në burg që nga viti 1999.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.