Turqia dënon operacionin tokësor të Izraelit në Liban
Turqia dënon fuqishëm operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke e quajtur atë si pjesë të politikave “gjenocidale dhe ndëshkim kolektiv” që po çojnë në një tjetër katastrofë humanitare në Lindjen e Mesme.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme turke “ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban, i cili po përkeqëson paqëndrueshmërinë në rajon”.
Sipas Turqisë, zbatimi nga qeveria Netanyahu i politikave të ndëshkimit kolektiv, këtë herë në Liban, do të çojë në një tjetër katastrofë humanitare në rajon.
Ky reagim vjen në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme në rajon, ku Turqia ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet ushtarake izraelite, duke i akuzuar ato si shkelje të sovranitetit të Libanit dhe rrezik për destabilizim më të gjerë.
Ndwrkaq, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka paralajmëruar më herët se veprimet e Izraelit mund të çojnë në një “gjenocid të ri në Liban, duke iu referuar luftës kundër Hezbollah-ut si pretekst”.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.