☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

‘Tym i zi’ nga bisedimet për paqe në Minsk

Përfunduan pa sukses në Minsk bisedimet për arritjen e një armëpushimi afatgjatë mes Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë. Pas takimit duket se armëpushimi i përfolur vështirë se do të arrihet.

Ukraine Friedensverhandlungen in Minsk
Pamje nga negociatat në Minsk

Bisedimet që nisën të mërkurën në Minsk, përfunduan pas pesë orësh pa pasur asnjë fjalë rreth një progresi të mundshëm. Një nga qëllimet kryesore ishte të sigurohej vazhdimi i një armëpushimi më të qëndrueshëm , siç ishte rënë dakort edhe në shtator në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Marrveshja dështoi të ndalonte luftimet mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, edhe pse Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha në fillim të muajit se do të ketë një marrëveshje të suksesshme.

Ndër të tjera mendohet se është diskutuar për tërheqjen e armëve të rënda, si nga forcat ukrainase ashtu edhe nga separatistët, gjithashtu edhe shkëmbimi i të burgosurve. Bisedimet e së mërkurës ishin një mundësi për të diskutuar opcionet e një marrëveshjeje të mundshme që do të nënshkruhet ditën e premte. Por ka të dhëna se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ukraine Präsident Poroschenko spricht im Parlament
Nuk realizohet pritja e Poroshenkos se do të ketë marrëveshje të suksesshme.

Bisedimet e ardhshme të pasigurta

“Kishim një takim të parë të vështirë,” tha për agjencinë e lajmeve AFP Denis Pushilin, lider i separatistëve për rajonin e Doneckut. “Data dhe koha e një takimi të ardhshëm nuk është përcaktuar ende. Është në diskutim,” tha Pushilin. Ministria e Jashtme bjelloruse tha pas sesionit të parë tha se ende nuk është e qartë nëse do të ketë bisedime të premten.

Në bisedimet e së mërkurës ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë së Ukrainës, Rusisë, separatistët pro-rusë dhe OSBE. Mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë gjatë bisedimeve dhe delegatët më pas u larguan pa bërë komente për reporterët.

Më shumë se 4,600 persona janë vrarë që prej nisjes së luftës në prill në rajonet lindore të Ukrainës Doneck dhe Luhansk. Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Moskën se po i hedh benzinë zjarrit duke mbështetur separatistët me armë dhe trupa, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.