🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,819 ▼0.08%
DOW 47,939 ▼0.51%
NASDAQ 22,891 ▲0.3%
NAFTA 99.22 ▲1.38%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,635 ▲ +0.57% ETH $2,235 ▲ +0.93% XRP $1.3512 ▼ -0.25% SOL $84.5000 ▲ +0.82%
S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

U arratisën gjatë transportit për në Kretë, zbulohen emrat e të dënuarve shqiptarë

Katër të burgosur shqiptarë në Greqi, u arratisën nga automjeti që po i dërgonte në një anije, me destinacion burgun Alikarnasos në Hania.
Sipas burimeve policore, katër të arratisurit ishin pjesë e një grupi prej 11 të dënuarish, të gjithë shqiptarë, që po shoqëroheshin në anije.

Në rrethana që ende nuk dihen, gardianët lanë hapur derën e furgonit, moment ky që u shfrytëzua nga të dënuarit, të cilët u shpërndanë me shpejtësi nëpër rrugicat e portit të Pireut, të ndjekur nga policët grekë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së portit, u bë i mundur arrestimi i dy prej shqiptarëve, ndërsa dy të tjerët mbeten ende në arrati. Policia bëri të ditur se do të vazhdojë kontrollet në zonë, për të bërë të mundur arrestimin e dy personave që janë ende në arrati.

Bëhet fjalë për shtetasin Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij. Ky krim u vërtetua se ishte porositur prej rivalit grek të viktimës, Vasilis Varelas, për larje hesapesh në çështje droge.

Krahas Halilit, u arratisën fillimisht edhe tre shtetasit Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi, të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.