Kronika

U dënua për arkën me peshk që nuk ekziston, rrëfimi emocional i ish-zëvendësministres

Nëse do të godasësh dikë në politikë, dëmi më i madh është të përpiqesh ta diskreditosh, sidomos me histori dhe prova të paqena. Dhe kur kjo shoqërohet me një dënim penal, dëmi bëhet i pariparueshëm. Sado t’ja hedhësh dënimit penal, balta që mbetet shndërrohet në një mur për karrierën profesionale dhe rrugën në politikë.

Ajo është ish-zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda. Dikur, konsiderohej një prej zyrtareve më energjike dhe të vlerësuara. Të paktën deri më 13 Korrik të vitit 2021 kur Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit shpërndau me bujë lajmin për arrestimin e saj. Lajmi përbënte një sensacion pasi më në fund, struktura e re po godiste në nivele të larta, ata të konsideruar peshqit e mëdhenj. Por, dalja në publik e akuzave dhe provave mbi të cilat ishte arrestuar Voda, filluan të shfrynin dosjen.

“Qëllimi i SPAK për rezultate që të kënaqet politika është super i gabuar. Është dështimi më i madh i mundshëm i SPAK si koncept, por edhe e asaj që quhet reformë në drejtësi. Se për këtë punë u bë reforma në drejtësi, për këtë SPAK se nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë tjetër në pjesën tjetër të drejtësisë”, tha ish-ministri i Drejtësise Ylli Manjani.

Në një rrëfim emocional që shpesh herë ndërpritet për shkak të tronditjes që i sjell historia, Voda ka gjetur forcat dhe ka vendosur të flasë për të vërtetën e saj. Për një histori të dyshuar dhe të dënuar për korrupsion në vlera qesharake. Në vlera të cilat shërbyen më tepër për të hedhur baltë dhe për të ngritur suksese imagjinare nga drejtësia, se sa për të goditur peshkaqenët e vërtetë të korrupsionit.

Ironikisht, Rovena Voda u hetua, gjykua dhe në fund u dënua nën dyshimet se kishte ushtruar ndikim të paligjshëm për punësimin në amdinistratë të një personi. Në këmbim, organi I akuzës pretendonte se ajo kishte marrë 1 mijë euro, 1 aparat celular, dhe çka është për të qeshur, një ark me peshk…

“Ta mësojnë gjithë shqiptarët se arka me peshk nuk ekziston. Është hipotetike”, tha Rovena Hoda.

Regjistrimi i procedimit ndaj Vodës, çuditërisht ndodh vetëm 24 orë pasi ajo kishte marë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar. Ajo, sapo ishte shpallur si 1 nga 5 gratë e rajonit të Euro-Azisë që sillnin ndryshim në politikë. Dhe papritur, plas historia e korrupsionit me një arkë peshk që natyrshëm bënte mjaft sensacion. Në fakt, nuk u vërtetua kurrë marrja e këtij produkti. Gjithçka, bazohej në përgjime mes dy të pandehurave të tjera që diskutonin mes tyre se mendonin t’i bënin një dhuratë të tillë.

Në vendimin e lënë në fuqi edhe në Apel, thuhej se zëvendësministrja i kishte premtuar ish koleges së saj avokate Majlinda Hasani, punësimin e një të afermeje të saj të quajtur Florida Beu. Nga përgjimi i bisedave mes Hasanit dhe Beut, flitej për shumën monetare prej 1 mijë euro, aparatin celular dhe arkën e peshkut që ti ofronin zonjës Voda. Në fund, ajo u dënua me 10 muaj burg, periudhë të cilën e përfundoi përmes arrestit shtëpiak.

“As nuk e kam menduar që mund të bëj një gjë të tillë, jo më ta vija në veprim. Busulla ime ka qenë puna me integritet në Ministri. Njihja vetëm njërën prej tyre. Tjetrës nuk i kisha as kontaktin e celularit”, u shpreh ish Ministrja.

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori, referuar edhe mbrojtjes së ish zëvendësministres Voda është fakti se kjo e fundit, nuk rezulton në asnjë përgjim të SPAK. Si prova janë marrë përgjimet ambjentale të dy të pandehurave të tjera dhe disa pamje sigurie të veturës së saj që futet në Portin e Durrësit.

“Makina ime futet në cdo pikë kufitare, ish zv ministre brendshme. Si mundet që të pandehurat të ishin edhe në makinën time edhe në makinën e tyre duke u pëgjuar në të njëjtën kohë, referuar kameras”, u shpreh Voda.

Ajo mohon të ketë marrë përfitime materiale në shkëmbim të premtimit për një vend të mundshëm pune në administratë. Voda në ankimim vlerëson se formulimi i vendimit në disa raste është i pakuptueshëm, kundërshton vetveten apo është në kundërshtim me shkaqet e vendimit dhe se në të nuk janë cituar arsyet në lidhje me faktet vendimtare.

“Nëse analizon kupton që organi i akuzës është nxituar gabimisht apo qëllimisht. Nuk e them dot sepse unë nuk jam si ata. Po të kisha prova do ti kisha shpënë në gjykatë”, tha ish Ministrja Voda.

Në lidhje me akuzat për vlerat materiale, Voda citon se ato nuk provohen të jenë dhënë apo marrë. “Zero përgjim me vlerë I bisedave të mia. Zero biseda për përfitime materiale nga akti i ekspertimit të telefonit celular”, u shpreh Rovena Voda. Sa i takon përfitimit të telefonit celular, SPAK ka pasur provë pamje filmike në një lokal. Por, aparati celular nuk iu gjet kurrë dhe nuk u provua se u përdor nga zyrtarja apo të afërm të saj.

“Duket nga pamjet që më jep telefonin dhe unë suprizohem”, tha për Inside Story ish Ministrja. “Imei i celularëve që unë kam përdorur nuk përputhet me imei i celularit të dhuruar.

Siç konstatohet edhe nga pamjet, duket që ajo shfaqet e suprizuar nga dhurata që thotë se ia ktheu të pandehurës tjetër disa orë më vonë. Pavarësisht se e ktheu pas, ajo argumenton mes të tjerash se ky send nuk ishte dhënë në kuadër të një premtimi apo favorizimi.

Aparati celular u ofrua ndaj meje thjesht si një dhuratë shoqërore me rastin e 8 marsit dhe asgjë më shumë. Aparati celular u ofrua si dhuartë shoqërore e mirësjelljeje, në prag të festës tradicionale të 8 marsit.. Për më tepër kjo dhuratë u kthye dhe nuk u mbajt.

Dokumentet shkresore provuan mes të tjerash se Florida Beu, kishte aplikuar për të paktën 11 pozicione pune. Nëse ajo do të kishte siguruar vendin e punës përmes rrushfetit, natyrshëm lind pyetja se pse duhej të aplikonte në disa vende. Për më tepër, nuk rezultoi në fund që të ishte punësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button