Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,557 ▼0.36%
DOW 46,095 ▼0.25%
NASDAQ 21,795 ▼0.69%
NAFTA 92.16 ▲4.57%
ARI 4,407 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,513 ▼ -2.29% ETH $2,123 ▼ -2.19% XRP $1.3963 ▼ -3.44% SOL $88.7600 ▼ -2.56%
S&P 500 6,557 ▼0.36 % DOW 46,095 ▼0.25 % NASDAQ 21,795 ▼0.69 % NAFTA 92.16 ▲4.57 % ARI 4,407 ▼0.01 % S&P 500 6,557 ▼0.36 % DOW 46,095 ▼0.25 % NASDAQ 21,795 ▼0.69 % NAFTA 92.16 ▲4.57 % ARI 4,407 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

U hap “Cacttus Education”, shkollë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit

U hap shkolla e parë e lartë profesionale në Kosovë “Cacttus Education” e cila do të ofrojë shkollim të lartë profesional dyvjeçare në disa drejtime të teknologjisë së informacionit.

Kryetari i Bordit të këtij institucioni, Driton Hapçiu, tha se ky është institucioni i parë i këtij lloji, por shpreson të mos jetë i vetmi.

“Sot është promovimi i ‘Cacttus Education’, shkollës së lartë profesionale, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve. Është ky institucioni i parë dhe shpresojmë në të ardhmen edhe jo i vetmi i akredituar në nivelin e pestë pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve që do të ofroj arsimim profesional dyvjeçar të kombinuar me praktikë profesionale në këtë lami”, u shpreh ai, transmeton KP.

Kurse, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se kjo fushë e edukimit ka munguar deri më tani, duke u shprehur se “Cacttus Education” është shembulli më i mirë i arsimit profesional.

“Po promovojmë një projekt të munguar të edukimit të avancuar, edukimit profesional, pra, po e plotësojmë një boshllëk të kornizës kombëtare të kualifikimeve duke promovuar nivelin e munguar, nivelin e pestë të një shkolle profesionale e cila thellësisht i kushtohet nevojave të tregut të punës, edukimit profesional të njerëzve të rinj dhe edukimit për punësim sepse ky model i kësaj shkolle mundëson fillimisht një edukim të avancuar, edukim praktik duke ndërtuar kompetenca dhe shkathtësi tek nxënësit tonë dhe një edukim i cili tërësisht lidhet me zhvillimin ekonomik dhe që siguron një punësim. Duke punuar për një edukim cilësor dhe arsim cilësor ne jemi fokusuar tek profilizimi i arsimit profesional dhe padyshim që projekti ‘Cacttus Education’ është një nga shembujt më të mirë, pioniere në reformimin e arsimit profesional dhe orientimin e nxënësve tonë drejt profesioneve të shpejta”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.