Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.47 ▼5.34%
ARI 4,721 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,778 ▼ -0.07% ETH $2,456 ▼ -0.72% XRP $1.4580 ▼ -1.37% SOL $97.7100 ▲ +1.46%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.47 ▼5.34 % ARI 4,721 ▲0.5 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.47 ▼5.34 % ARI 4,721 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kuriozitete

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ke

Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë shtatë dekada në ekran si muzikante dhe aktore, si dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë dhe filantropi.

Vdekja e saj u njoftua të martën nga nipi i saj, Bryan Seaver, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj lajmit përmes platformës Truth Social, duke e cilësuar vdekjen e këngëtares si një humbje të madhe për miliona njerëz.

Në nderim të saj, Trump njoftoi se flamujt amerikanë do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin për një javë.

“Me hidhërim të madh njoftoj se Dolly Parton, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country të të gjitha kohërave, sapo ka ndërruar jetë. Kjo është një humbje e vërtetë për miliona njerëz. Nuk ka pasur kurrë askënd si ajo dhe nuk do të ketë kurrë më”, shkroi Trump.

Ai e mbylli mesazhin e tij me fjalët: “Pusho në paqe, Dolly! Bota të do.”

Dolly Parton ishte një nga figurat më të rëndësishme të muzikës country, me një karrierë që përfshiu më shumë se gjashtë dekada. Ajo u bë e njohur në mbarë botën me këngë si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.

Parton fitoi 11 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 100 milionë disqe gjatë karrierës së saj.

Përtej muzikës, ajo u shqua edhe për veprimtarinë e saj filantropike. Përmes programit Imagination Library, ajo kontribuoi në nxitjen e leximit te fëmijët, duke shpërndarë libra falas në një shkallë të gjerë.

Vdekja e saj ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, ndërsa figura të njohura të muzikës dhe politikës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.