☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohe

Kompeticioni i Champions League nuk resht së surprizuari. Vjet ishte skuadra norvegjeze e Bodo Glimt, këtë sezon është… Sabah Baku!

Klubi azerbajxhanas ka siguruar një vend historik në fazën kryesore të Champions League, duke përmbysur në mënyrë dramatike Hapoel Beer-Sheva në ndeshjen e kthimit të play-off-it.

Sabah Baku, i themeluar vetëm nëntë vite më parë, ishte vetëm pak sekonda larg eliminimit, por një gol në minutat shtesë ndryshoi gjithçka.

Kur Hapoel Beer-Sheva po mendonte për kualifikimin, Tellur Mutallimov, i aktivizuar si zëvendësues, shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Sabah më pas kompletoi përmbysjen. Sulmuesi nga Gaboni, Orphe Mbina, realizoi me kokë në minutën e 101-të, ndërsa Joy-Lance Mickels shënoi golin e tretë në shtesë në minutën e 115-të.

Në fund, Sabah fitoi 5-2 në ndeshjen e kthimit dhe 6-4 në rezultatin e përgjithshëm, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën kryesore të Champions League.

Për skuadrën izraelite, eliminimi ishte veçanërisht i dhimbshëm. Hapoel Beer-Sheva kishte marrë avantazhin 4-2 në total në minutën e 61-të, kur mbrojtësi i kombëtares së Izraelit, Guy Mizrahi, shënoi me një goditje nga jashtë zone.

Por Sabah reagoi në mënyrë spektakolare në pjesën e mbetur të takimit.

Hapoel e mbylli ndeshjen me vetëm nëntë lojtarë, pasi Djibril Diop dhe Eliel Peretz u ndëshkuan me karton të dytë të verdhë gjatë kohës shtesë.

Kështu, Sabah bëhet një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni të Champions League dhe do të jetë pjesë e shortit të fazës kryesore, i cili do të hidhet të enjten në Monako.

Skuadra nga Azerbajxhani do të jetë mes 36 ekipeve që do të garojnë në fazën e re të Champions League, ku çdo klub do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm.

Sabah do të jetë gjithashtu një nga debutuesit në këtë fazë, së bashku me italianët e Como-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.