Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.47 ▼5.34%
ARI 4,724 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,926 ▲ +0.28% ETH $2,461 ▼ -0.35% XRP $1.4629 ▼ -0.65% SOL $98.0100 ▲ +2.09%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.47 ▼5.34 % ARI 4,724 ▲0.56 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.47 ▼5.34 % ARI 4,724 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta e 87-të në Tiranë, aktivistja: Nis mbledhja e firmave për referendumin për zonat e mbrojtura

Këtë të hënë u mbajt protesta e 87-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet: “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jepe dorëheqjen” ndërsa protestuesit u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Ish-oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti, mori fjalën në protestë dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në shesh.

“Ka vetëm një zgjidhje. Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë, ejani në shesh. Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni”, tha ai.

Gjatë protestës, një aktiviste njoftoi nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura. Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh dhe synon ta çojë çështjen përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike.

“Zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. T’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike”, tha ajo.

Profesori Lush Susaj iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për largimin e qeverisë dhe klasës politike, të cilën e cilësoi si “prostitucioni politik shqiptar”. Ai kërkoi gjithashtu që korrupsioni të shpallet tradhti kombëtare dhe të korruptuarit të cilësohen tradhtarë të kombit.

Një emigrant nga SHBA iu drejtua të rinjve që duan të angazhohen në politikë, duke u bërë thirrje të mos heqin dorë nga ambicia e tyre.

“Dua t’u drejtohem të rinjve, sidomos atyre që kanë ambicia politike. Mos kini turp nga ambicia juaj, ushqejeni. Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj që ëndërrojnë të bëhen deputetë, ministra, kryeministra, politikanë, por jo vetëm për të marrë një post deputeti. Ambicia juaj duhet të jetë më e madhe sesa posti”, tha ai.

Ndërkohë, aktivisti Arben Kola u ndal te pjesëmarrja e diasporës shqiptare në protestë.

“Kemi 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Kjo protestë kaq e bukur nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila këtë verë ka vendosur që të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit. Diaspora është me ne!”, tha Kola.

Pjesë e kërkesave të protestuesve janë rrëzimi i klasës së vjetër politike dhe krijimi i një qeverie teknike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.