U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk
Efektivët e policisë së Durrësit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj një shtetasi turk.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin me iniciale A. K., kapiten i një anijeje, i cili dyshohet se është larguar nga Porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.
“Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen”, njofton policia.
Ndërkohë, administrator i një kompanie peshkimi ka kallëzuar në polici se më 20 mars 2026 është larguar nga puna 37-vjeçari egjiptian.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, kallëzuan shtetasit: Sh. A., administrator i një kompanie peshkimi, se më datë 20.03.2026, është larguar nga puna, shtetasi egjiptian A. Sh., 37 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia e Durrësit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.