Sapo ka përfunduar konferenca për shtyp e zëdhënësit të Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, i cili ka konfirmuar lajmin se 40 persona të armatosur me uniforma të UÇK-se kanë marrë nën kontroll Stacionin Policor në fshatin Goshincë të Likovës, në rajonin e Kumanovës, në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Shqipmedia.
Ivo Kotekvsi këtë e ka quajtur akt terrorist. Ai ka thënë se ata kanë mbajtur uniforma të UÇK-së, kanë ardhur nga Kosova dhe kanë marrë armët dhe telefonat mobilë në Stacionin Policor në Goshincë. Sipas Ivo Kotevskit ushtarët u kanë thënë policëve se atyre nuk mund t;iu ndihmojnë as Gruevski as Ahmeti dhe se kërkojnë shtetin e tyre. Ata i kanë rrahur policët që janë gjendur në stacionin policr dhe i kanë lidhur.
Personat e uniformuar pastaj janë larguar ndërsa policët janë liruar, mediat maqedonase shkruajnë seë 40 ushtarë kosovarë kanë arrestuar 4 policë në fshatin Goshince të komunës së Likovës në rajonin e Kumanovës. Në këto çaste pritet të filloje konferenca urgjente për shtyp e zëdhënësit të Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, transmetonte më heret Sqhipmedia.
Para pak kohësh ka ndodhur një incident i madh në Stacionin Policor në Goshincë, Komuna e Likovës, jo zyrtarisht merr vesh javorja Fokus.
Sipas informacioneve jozyrtare, stacioni policor është marrë në kontroll nga një grup i armatosur, të cilët kanë marrë armët dhe kanë përzënë policët.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar incidentin e fundit në fshatin Gushincë të Kumanovës. Sipas zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski incidenti ka ndodhur pas mesnate rreth orës 02.30, transmeton Zhurnal.mk
“Një grup i armatosur nga Kosova ka sulmuar 4 punonjësit e policisë të Maqedonisë që kanë qenë kujdestar, ju kanë marrë armët policëve dhe kanë folur në gjuhën shqipe përmes një përkthyesi duke ju thënë se duam shtetin tonë dhe nuk duam Marrëveshjen e Ohrit”.
Por, eksperti për çështje të sigurisë, Ivan Babanovski ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë asnjëherëë nuk përfshihen në lojën e fundit të çoroditur, e cila ka për qëllim që të shpëtojë kriminelët nga pushteti ku thuhet se kinse janë angazhuar 40 veteranë të UÇK-së nga Kosova në mesin e tyre edhe nga fshati Tanushë.
“Këtë skenar nuk e mbështesin pjesa më e madhe nga radhët e BDI-së. Përcillni këto ngjarje dhe gjeni vetëm një njeri në Maqedoni që do të besojë në këtë punë dhe lojëra qesharake. Por edhe me siguri do të marrim edhe xhirrime tjera nga komploti i komunikimit ndaj shtetit tim, Republikës së Maqedonisë”, shkruan në profilin e tij në FB, eksperti për siguri, Ivan Babanovski.
Një grup prej 40 kriminelësh dhe ish të burgosur nga Maqedonia qëndrojnë pas sulmit të sotëm në stacionin policor në fshatin shqiptar Gushincë të Kumanovës, bëjnë të ditur burime jozyrtare pranë Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.
Ky grup mirë i paguar financiarisht ka realizuar skenarin e pushtetit me qëllim që të shkatoj frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë të cilën e paralajmëroi ditë me parë edhe lideri i partisë maqedonase, Stojanço Angellov.
Qëllimi i këtij konfuzioni të kontrolluar është që afera e përgjimeve e Nikolla Gruevskit të largohet nga fokusi i opinionit, ndërsa temë aktuale të jetë mbrojtja e shtetit nga sulmet e formacione paraushtarake shqiptare.
Këta kriminelë nga Maqedonia po bëjnë vetëm një “paradë ushtarake” se kinse kanë zënë rob 4 policët e këtij stacioni policor.
Me katër prill të këtij muaji, në një tubim para ndërtesës së RTVM, Stojançe Angelov, tha se ka pasur informacione për një grup kriminelësh që për një shumë të madhe parash duhej që të nxisnin incidente dhe tensione në rajonin e Likovës, transmeton zhurnal.
Sipas Angelov, qeveria ka paguar 2 milionë euro për të nxitur incidente ndër etnike dhe për këtë gjë ta akuzoj atë dhe liderin e LSDM-së, Zaev.
Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Likovës incidentet e fundit në fshatin Gushincë të Kumanovës për Agjencinë e Lajmeve ZHURNAL i vlerëson se janë raste të montuara nga shërbimet sekrete maqedonase me qëllim që të mobilizohen maqedonasit kundër shqiptarëve.
“Këto raste janë të montuara nga ana e qeverisë në mënyrë profesionale janë të montuar nga maqedonasit Qëllimi është të bashkohen maqedonasit kundër shqiptarëve. Qeveria mund i ka paguar disa persona vetëm për të bërë probleme atje lartë me qëllim që të defokusohet vëmendja e opinionit”, tha mes tjerash Zymberi duke shtuar se në rajonin e Likovës është qetë dhe shqiptarët nuk janë të interesuar për konflikt të ri.
“Kjo është lloj i fëlliqur e Gruevskit. Shqiptarët e Likovës nuk janë të mendimit më për të luftuar.Këtu në Likovë është qetë, çdo kush bënë punën e vet. Shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ajo mbaroi në vitin 2001. Ne duam qetësi dhe mirëqenie”, tha mes tjerash ish komandanti i UÇK-së, Abedin Zymberi.