🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.66 ▼2.26%
ARI 4,775 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,364 ▲ +1.29% ETH $2,256 ▲ +1.9% XRP $1.3641 ▲ +0.53% SOL $85.4500 ▲ +1.38%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.66 ▼2.26 % ARI 4,775 ▼0.89 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.66 ▼2.26 % ARI 4,775 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Udhërrëfyes për integrimin euroatlantik të Kosovës

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, tha të hënën se Shqipëria jep kontribut konkret në integrimin e rajonit në drejtim të inkurajimit të shqiptarëve në gjithë shtetet ku jetojnë për të qenë faktor promotor i integrimit euro-atlantik të secilit për këtyre shteteve. Ai tha po ashtu se Shqipëria mbështet krijimin e një zone të lirë tregtie mes vendeve të rajonit, pa viza dhe pa kufij fizikë dhe jo fizikë, që do të kontribuojnë në përshpejtimin e proceseve integruese.

Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, për ta shtrirë dhe institucionalizuar atë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Shqipëria është e angazhuar në lobingun për rritjen e numrit të shteteve që njohin Kosovën si shtet sovran, dhe, njëkohësisht, është e gatshme të ndihmojë me përvojën e saj integruese dhe kapacitetet e saj të specializuara për të shpejtuar integrimin evropian e euroatlantik të Kosovës”, tha ministri shqiptar. Ai tha se pas opinionit të GJND dhe Rezolutës së OKB-së, kërkohet një momentum i ri në drejtim të njohjeve të reja për Kosovën, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e vetë parametrave të sigurisë në rajon.

“Unë shpreh bindjen se përfshirja e Kosovës në të gjitha nismat shumëpalëshe në planin rajonal dhe më gjerë si dhe integrimi i saj në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e rajonit”, tha ministri duke shtuar se në këto kushte, bëhet i domosdoshëm hartimi sa më parë i një udhërrëfyesi për proceset integruese të Kosovës.

Haxhinasto vlerësoi se institucionet e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, me maturinë, pjekurinë dhe përgjegjshmërinë që i ka karakterizuar deri tani, po menaxhojnë procesin e pas zgjedhjeve parlamentare për të pasqyruar në mënyrë të drejtë dhe demokratike vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sidomos të pakicave etnike.

Duke folur për Serbinë, Haxhinasto tha se tashmë që çështja e statusit të Kosovës dhe kufijve është një faqe historie e kthyer një herë e përgjithmonë, dialogu i drejtpërdrejtë midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura e sovrane për çështje teknike është i domosdoshëm

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.