☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.14 ▼1.46%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,195 ▼ -1.27% ETH $2,331 ▼ -0.68% XRP $1.5222 ▼ -2.98% SOL $94.6900 ▼ -0.35%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Bota

Ukrainë, shpërthen mina, vdesin 4 pasagjerë të autobusit, plagosen 19 të tjerë

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh kaloi mbi një minë në lindje të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët lokalë.

ukraina-autobusiAksidenti ndodhi pasi automjeti tentoi të shmangte një pikë kontrolli në qytetin e Artemivskut, i cili është nën kontrollin e qeverisë ukrainase në rajonin e Donetskut. Autobusi ishte nisur nga Artemivsku për në qytetin Horlivka, që mbahet nga rebelët pro-rusë.

“Shoferi ndoqi një rrugë dytësore për të anashkaluar pikën e kontrollit. Ngjarja ndodhi kur rrota e pasme e autobusit ndeshi në një minë”, tha Vyacheslav Abroskin, kreu rajonal në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

Horlivka ndodhet në juglindje të Donetskut dhe është një zonë strategjike e rebelëve. Mina të shumta tokësore gjenden në këtë rajon, pas luftimeve të ashpra mes trupave ukrainase dhe separatistëve që lanë më shumë se 6 mijë të vdekur.

Në muajin shkurt u arrit një armëpushim, i cili është duke u zbatuar edhe pse të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime sporadike. Qeveria e Kievit, udhëheqësit perëndimorë dhe NATO thonë se ka prova bindëse se Rusia ka ndihmuar rebelët, ndërsa Moska i ka mohuar gjithmonë akuzat duke thënë se rusët që kanë marrë pjesë në luftë janë vullnetarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.