☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,793 ▼0.04%
DOW 47,826 ▲0.18%
NASDAQ 22,713 ▲0.08%
NAFTA 84.36 ▼10.98%
ARI 5,207 ▲2.03%
S&P 500 6,793 ▼0.04 % DOW 47,826 ▲0.18 % NASDAQ 22,713 ▲0.08 % NAFTA 84.36 ▼10.98 % ARI 5,207 ▲2.03 % S&P 500 6,793 ▼0.04 % DOW 47,826 ▲0.18 % NASDAQ 22,713 ▲0.08 % NAFTA 84.36 ▼10.98 % ARI 5,207 ▲2.03 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Ulet interesi, por depozitat në euro shënojnë rritje

Nga 1 marsi i këtij viti, Banka e Shqipërisë e uli interesin për tepricat në euro që bankat tregtare mbajnë në llogaritë e Bankës Qendrore, poshtë interesit të aplikuar nga Banka Qendrore Europiane 0.1%, me qëllim rritjen e investimeve në ekonomi.

Por, megjithëse bankat gradualisht kanë ulur pranë zeros interesat e depozitave në euro, sërish vitin e kaluar totali i depozitave në valutë u rrit me 4.5%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2015, kredia në valutë pësoi rënie me më shumë se 20 miliardë lekë ose 6.2% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse ky rezultat është i ndikuar nga fshirja e kredive të humbura, sërish kreditimi në valutë ka një ecuri dukshëm negative, edhe po ta krahasojmë me kreditimin në lekë, që vitin e kaluar u rrit me 3%.

BSH-ja bën të ditur se, bankat kanë preferuar që investimet në euro t’i fokusojnë jashtë vendit, megjithëse edhe për këtë Banka e Shqipërisë është përpjekur ta frenojë, duke rritur koeficientët e ponderimit të aseteve për llogaritjen e mjaftueshmërisë së kapitalit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.