Ekonomia
Ulje taksash për bizneset / 8% për ata që kontribuojnë për të dëmtuarit nga tërmeti
Qeveria do të rrisë nivelin e shpenzimeve të zdritshme për efekt taksash për kompanitë që dhurojnë fonde në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Aktualisht ligji lejon që bizneset të zbresin 3 për qind nga fitimi 1 taksueshëm për donacionet dhe kontributet humanitare. Por qeveria ka vendosur që shuma e shpenzimeve të zbritshme të rritet deri në 8 për qind.
Përmes këtij vendimi qeveria ul detyrimin e taksave që duhet të paguajë një biznes me 15 për qind të shumës që ai dhuron për të prekurit nga tërmeti. Pra nëse një kompani dhuron 1 milion euro atëherë shteti I zbret 150 mijë euro taksa.
Por kryeministri tha se këtë lehtësim do ta përfitojnë vetëm ata bizneset që dhurojnë nga këtej e tutje, jo ato të cilat kanë dhuruar ndërkohë.
Kryeministri ka përsëritur thirrjen që të gjitha donacionet të kanalizohen në fondin e qeverisë pasi sipas tij vetëm kjo do të garantojë transparencën dhe shmangien e abuzimeve me fondet e dhuruara.