☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ulutash: Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se stabiliteti afatgjatë në Kosovë dhe në rajon nuk mund të arrihet vetëm përmes pranisë ushtarake, por kërkon zgjidhje politike.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ulutash theksoi se KFOR-i vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në aspektin ushtarak, por se rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike.

“Më lejoni të shtoj se, ndërsa KFOR-i vazhdon të ofrojë kontribute të rëndësishme ushtarake, rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike, jo ushtarake”, deklaroi Ulutash.

Ai bëri të ditur se NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Prandaj, NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha komandanti i KFOR-it për Telegrafin.

– YouTube www.youtube.com

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa NATO vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirë për lëvizje në Kosovë.

Ndryshe, procesi i dialogut ka muaj që nuk ka shënuar përparim, ndërkohë që Kosova është përballur me zgjedhje dhe bllokadë institucionale, kurse Serbia së shpejti pritet të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Ulutash, i cili vjen nga Turqia, po shërben për herë të dytë në krye të KFOR-it. Pas përfundimit të mandatit, atë pritet ta pasojë gjeneralmajori italian Roberto Vergori. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.