☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Unë dhe ti, ne jemi njësoj” në Ditën Botërore të Sindromës Down

Muzikë, teatër kukullash, recitime dhe kërcime, të gjitha këto do të mund ti shijonte çdokush, në aktivitetet e organizuara sot në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down, nga fondacioni “Down Syndrome Albania”.

Nën sloganin “Unë dhe ti, ne jemi njësoj”, kjo ditë u kushtohet  të gjithë njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë dhe që duan të konsiderohen të barabartë edhe pse janë me aftësi ndryshe.
Ky vit, shënon vitin e 10-të të adaptimit me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 21 marsin si Dita Botërore e Sindromës Down.

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 700 lindje të gjalla rezulton me sindromën Down dhe se, zëri i tyre dhe familjarëve kudo në botë, sa vjen dhe dëgjohet më shumë.

Në Shqipëri, ndërgjegjësimi për këtë sindromë, që bën pjesë në grupin e aftësisë së kufizuar intelektuale, ka filluar prej pak vitesh të shtohet  tek shtresat e popullsise.Sipas të dhënave nga fondacioni “Down syndrome Albania” marrin shërbime në formën e terapive individuale 30 fëmijë, prej të cilëve 10 prej tyre vijnë nga rrethet. Ndërkaq, rreth 10 fëmijë të tjerë nga rrethet suportohen nga stafi i DSA, nëpërmjet vizitave mujore, pasi e kanë të pamundur të frekuentojnë qëndrën si rrjedhojë e distancave të largëta.

Nga ana tjetër, mesazhi i kësaj ditë, lidhet më gjithpërfshirjen,arsimimin, trajtimin njësoj për të gjithë fëmijët. Mirela Juka, koordinatorja e aktivitetit të organizuar  sot tha për ATSH-në se “kjo është një ditë simbolike që u kushtohet të gjithë njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë. Është mjaft e rëndësishme të kuptojmë, që ne jemi të gjithë njësoj. Edhe pse këta fëmijë vuajnë nga kjo sindromë, ata janë të dashur, dhe duan të trajtohen njësoj me fëmijët e tjerë. Ne, si fondacion “Down Syndrome Albania”, i bëjmë thirrje famlijarëve të regjistrojnë fëmijët e tyre pranë qëndrës sonë, për tju ofruar shërbimin e nevojshëm për ta”.

Gjatë bisedës me znj. Juka, ajo theksoi dashurinë që secili prej nesh duhet tja japë, këtyre fëmijëve. “Janë fëmijë që duan shumë dashuri, kjo do të mund ti shërojë shpirtërisht këta fëmijë”, nënvizoi koordinatorja e aktivitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.