☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,172 ▼ -3.82% ETH $1,990 ▼ -3.57% XRP $1.3261 ▼ -2.96% SOL $82.6800 ▼ -4.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

UNICEF: 160 fëmijë të vrarë në sulmet kundër shkollave në vitin 2014

Të paktën 160 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet kundër shkollave në vitin 2014 në Siri, ndërkohë që rreth 1,6 milionëve iu është dashur të ndërpresin shkollën për shkak të konfliktit, denoncoi sot UNICEF-i.

SIRI-FEMIJE“Nga muaji janar deri në muajin dhjetor, ka pasur të paktën 68 sulme kundër shkollave ku si pasojë janë vrarë të paktën 160 fëmijë dhe janë plagosur 343 të tjerë”, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac.

Sipas UNICEF-it, rreth 1,3 dhe 1,6 milionë fëmijë sirianë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të pasigurisë që mbretëron në territor.

“Shkollat duhet të qëndrojnë zona paqeje dhe besimi për fëmijët, pa frikën e plagosjeve dhe vdekjes”, nënvizoi UNICEF.

Organizata e OKB-së shprehu shqetësimin për disa zona nën kontrollin e pjesshëm apo total të grupit të Shtetit Islamik, veçanërisht në provincat Raqqa, Deir Ezzor dhe në zonat rurale të Alepos.

“Rreth 670 000 fëmijë janë të përqendruar në zonat ku shkollat janë shpeshherë të mbyllura”, theksoi Bulierac.

Konflikti, nisur në mars të vitit 2011 nga manifestime paqësore të shtypura në mënyrë të dhunshme nga autoritetet, u transformua në një luftë civile, ku rebelët u përballën jo vetëm me regjimin, por gjithashtu dhe me grupet xhihadiste.

Dhuna ka shkaktuar më shumë se 200 000 të vdekur në rreth katër vjet, prej të cilëve më shumë se 76 000 vetëm në vitin 2014, viti më i përgjakshëm i konfliktit, sipas të dhënave të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.