🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,811 ▼0.2%
DOW 47,889 ▼0.62%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.17 ▼1.74%
ARI 4,786 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,113 ▲ +1.34% ETH $2,251 ▲ +1.46% XRP $1.3609 ▲ +0.27% SOL $85.3800 ▲ +1.69%
S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 % S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan 10 çmime në 10 vjetorin e krijimit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në 10 vjetorin e tij ndau 10 çmime në një veprimtari të organizuar në qytetin e Prizrenit, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare.

Në një ceremoni ku ishin edhe ish presidentët Alfred Moisiu e Fatmmir Sejdiu, si dhe ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, u ndanë çmimet vjetore Karriera, Gazetari i Vitit, Çmimi Special, si dhe çmim “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike.

Në kuadër të veprimtarisë, u bë edhe nënshkrim i memorandumit të bashkepunimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë me Unionin e Gazetarëve të Preshevës.

Po ashtu, Çmimi Karriera iu nda Gazetarit nga Kosova Zenun Çelaj, një prej veteranëve të gazetarisë kosovare e shqiptare në përgjithësi, cili siç u theksua në motivacion “ka pasur fatin të jetë dëshmitar dhe raportues i ngjarjeve më të rëndësishme të pesë dekadave në jetën dhe në historinë e Kosovës”. Çelaj një kohë të gjatë ishte gazetar e redaktor shumë i vlerësuar në gazetën historike të Kosovës Rilindja e aktualisht është kryeredaktor i portalit Koha.net.

Çmimi Karriera iu nda edhe gazetarit nga Shqipëria Besnik Dizdari, i vlerësuar në motivacion “një personalitet i gazetarisë sportive në hapësirën dhe mediat shqiptare me një karrierë mbi 50 vjeçare” dhe si “një protagonist në historinë e gazetarisë sportive dhe atë shqiptare në përgjithësi”.

Çmimin Special e morën Engjëll Seriani e Flutura Tota, çmimin Gazetari i Vitit Lindita Çela, çmimin “Vangjush Gambeta” Ola Xama, Parim Olluri, Laura Papraniku, Kreshnik Kuçaj.

Duke pranuar çmimin, gazetari Behlul Jashari, u shpreh se ndihet shumë i nderuar që merr çmimin më të lartë të gazetarisë shqiptare, derisa theksoi se para një çerek shekulli nisi raportimet për median në Shqipëri nga Kosova në rrethana të jashtëzakonshme dhe pjesë e atyre raportimeve ishte edhe reportazhi për “kufirin ndërshqiptar si mur, si fundi i botës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.