☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.07 ▲0.68%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,071 ▲ +0.97% ETH $2,102 ▲ +2.74% XRP $1.3403 ▲ +0.78% SOL $83.0000 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Urdhër arresti në 8 janar? Frroku: Në 22 shkurt kam ardhur nga Amerika

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka nisur rreth ores 12:00 mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku për llogari të drejtësisë belge. Keshilli eshte mbledhur për një seancë dëgjimore me deputetin Frroku, pas kërkesës së bërë nga avokatët e tij.

Mark FrrokuDeputetët e PD i kërkojnë ‘llogari’ Prokurores,për provat që mbërthejnë Frrokun

Ora 13:00- Halimi: Në lidhje me kërkesën që ka ardhur doja të shprehja vlerësimin maksimal për Prokurorinë që brenda datës 28 mars sapo i ka ardhur kërkesa ia ka dërguar Kuvendit. Doja të dija nga prokuroria kur ka ardhur kërkesa nga Interpoli dhe pse lidhet kërkesa me deputetin?

Akuza: Materialet nga Interpol Tirana kanë ardhur në Prokurori në 27 Mars, ndërkohë që nga Ministrinë e Drejtësisë është përcjellë në datë 28. Materialet që erdhën nga Belgjika kanë të bëjnë me një urdhërarrest, është konfidencial dhe nuk e bëj publik.

Ristani: Ju thoni që nga Interpol Tirana dhe nga MD ju ka ardhur shkreës, çfarë lidhje kanë këto shkresa me Frrokun si na e provoni ju këtë?

Akuza: Ne i kemi cituar materialet bashkëlidhur, janë të përfshira urdhërkërkimi ndërkombëtar, sqarohet me gjeneralitete, shtetësi e pasaportë.

Ristani: A ka mundësi ta shohim që ajo që thoni ju është e njëjta me atë që keni në kërkesë?

Akuza: Nuk mund ti vë në dispozicion tuaj, por në dispozicion të Gjykatës.

Halimi: Ne mbështesim prokurorinë për hetimet e ccdo deputeti. Na thoni pse jemi mbledhur këtu?

Prokuroria: Nëse kërkesa nuk është e qartë po ju them se kërkesa e prokurorisë shoqërohet vetëm me relacion, asnjë dokument tjetër.

Ristani: Nën peresionin e Metës ju këtë qëndrim do mbani. Thuhet dhe janë të gjitha të dhënat se kërkesat nga Belgjika kanë ardhur që në janar. Jeni në dijeni të këtij fakti?

Prokuroia: Informacioni është konfidencial.

Avokatët e Frrokut : Do kërkojmë  rrëzimin e kësaj kërkese

Ora 12:57- Avokati i Frrokut, Saimir Visha deklaroi në mbledhje se organi i akuzës nuk ka paraqitur asnjë provë që të vërtetojë pse duan arrestimin e deputetit. Sipas tij ky autorizim që kërkon Prokurora është i panevojshëm dhe se do kërkojnë rrëzimin e tij.

“Përfaqësuesit e akuzës duhet të tregojnë prova, nuk mundemi ne me vetëm një kërkesë të pranohet apriori ajo që thotë prokuroria. Ky është autorizim i panevojshëm. Prokurora nuk ka të drejtë të arrestojë. Do kërkojmë rrëzimin e kësaj kërkese, është nul”. tha ai

Në të njejtën linjë qendroi edhe avokati tjetër Genc Gjokutajt. Ai shtoi se, “Organi i akuzës duhet të na njohë me faktet, të mos fshihen pas sekretit hetimor. Sekreti hetimor nuk ruhet për personin”. Sipas Gjokutuaj, në këtë ngjarje, pala belge ka pretendime, por jo prova.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.