Kronika

Urdhër arresti nga SPAK për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

SPAK ka lëshuar urdhēr arresti për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy persona të tjerë.

I gjithë operacioni është zhvilluar në heshtje, aq sa brenda ditës, edhe GJKKO ka caktuar masën e sigurisë. Për ish-zv.ministren dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dyshohet se Voda ka përfituar nga të dyja duke pranuar ryshfet për një emërim në DAP (Departamenti i Administratës Publike).

Voda qëndroi në këtë post nga Maj 2017 në Korrik 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button