☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,816 ▼0.12%
DOW 47,930 ▼0.53%
NASDAQ 22,873 ▲0.22%
NAFTA 98.23 ▲0.37%
ARI 4,785 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,935 ▲ +0.64% ETH $2,242 ▲ +0.92% XRP $1.3519 ▼ -0.58% SOL $84.6400 ▲ +0.25%
S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,930 ▼0.53 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.23 ▲0.37 % ARI 4,785 ▼0.68 % S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,930 ▼0.53 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.23 ▲0.37 % ARI 4,785 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Urdhri i fundit i Obamës, një sulm në Siri

Urdhri i fundit i Barak Obamës për një sulm ajror në Siri u dha vetëm pak orë përpara se t’i dorëzonte çelesat e zyrës ovale pasardhësit të tij, Donald Trump. megjithatë, sipas Pentagonit, goditja rezultoi tepër e suksesshme.

Më shumë se 100 militantë të Al Kaedës janë vrarë nga bombardimi i kampit të tyre stërvitor në Idlib, në jugperëndim të Alepos.  Kampi besohet të ketë qënë aktiv që prej 2013-tës. Në sulm u përfshi një avion bombardues B-52 dhe disa drone të armatosura.

Shkatërrimi i kampit Shaykh Sulayman sipas zëdhënësit të Pentagonit, kapitenit Jeff Davis, i jep një goditje të fortë operacioneve stërvitore të militantëve islamik dhe  dekurajon afrimin e grupeve opozitare siriane me ndjekës të Al Kaedës në terren.

Mësymje të tilla shpjegon ai, i reduktojnë ndjeshëm aftësitë e organizatës, e dobësojnë vendosmërinë e luftëtarëve dhe shkaktojnë konfuzion mes radhëve të saj.

Zyrtari i mbrojtjes sqaron se militantët e vrarë nga sulmi i fundit ishte pjesë e asaj që konsiderohet si “bërthamore e grupit terrorist” ku përfshihen dhe operativë të hershëm. Personat në fjalë, që deri vonë qëndronin në Pakistan, besohet të jenë shpërngulur vitin e kaluar në këtë zonë të Sirisë.

Pak orë përpara bombardimit të Shaykh Sulaymanit, një sulm i befasishëm ajror amerikan kundër ISIS-it në Libi i kushtoi jetën më shumë se 80 militantëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.