Urimi i kryepeshkopit Janullatos për Pashkë
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Janullatos ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. përmes mesazhit të përvitshëm.
Kryepeshkopi shprehet se ringjallja e Krishtit simbolizon dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet dhe mëkatet.
“Pashkë do të thotë kalim, dalje. Na fton në një dalje nga dëshpërimi që shkakton varfëria, hidhërimi i padrejtësisë dhe shpifjes, dështimit. Brenda dritës paskale mund të shohim jetën tonë me optimizëm dhe mendim krijues. Me besimin se Krishtit të Ngjallur iu dha cdo pushtet në qiell dhe mbi dhe dhe ai qëndron me ne në të gjithë ditët tona”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.