roze
“Vajza ime kërkon vitamin D”
Bar Rafaeli është pesë muajshe shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo ka postuar të premten një foto teksa shfaqet e relaksuar, dhe duke shijuar diellin në plazh.
Modelja 30-vjeçare tregon format e saj të shtatzanisë për 2.2 milionë fansa në Instagram, teksa bën të ditur dhe gjininë e foshnjës. Ajo është në pritje të një vajze.
Bar bëri publike shtatzëninë e saj në fillim të janarit, katër muaj pas martesës me biznesmenin izraelit Adi Ezra. Ajo i ka bërë gjërat në mënyrë të thjeshtë, teksa shtatzaninë e bëri të ditur thjesht me foton e testit që kishte dalë pozitiv.