Ekonomia

Vala e rritjes së çmimeve prek të gjitha mallrat bazë të konsumit, inflacioni i marsit 2.1%

Rritja e përgjithshme e çmimeve vijoi të jetë e lartë ne muajin mars me 2.1 %, nivel ky mbi objektivin e poshtëm të Bankës së Shqipërisë prej 2 për qind, si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve.  Përveç ushqimeve gjatë marsit kanë vijuar të rriten të gjitha grupet kryesore të mallrave të konsumit përveç  veshjeve dhe pajisjeve shtëpiake.

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me + 1,43 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar respektivisht me + 0,03 dhe +0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar respektivisht me -0,03 dhe – 0,01 pikë përqindje

Krahasuar me muajin Mars 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 3,8 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,2 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate, përfshirë patatet“ u rriten me 12,3 %, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 5,3 %, “qumësht, djathë e vezë” me 5,2 %, “fruta” me 3,7 % etj .

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,6 % dhe “peshk” me 0,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit është + 0,4 %.

Krahasuar me muajin Shkurt 2017 rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,0 % pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije jo alkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 0,5 % secili, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 % etj.

Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me -0,2 %.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button