☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,812 ▲ +0.12% ETH $2,491 ▲ +0.7% XRP $1.4097 ▼ -0.29% SOL $105.5500 ▲ +2.24%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky: Lufta me Rusinë mund të vazhdojë edhe këtë dimër

KIEV, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se lufta me Rusinë pritet të vazhdojë edhe gjatë dimrit, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vijojnë.

Deklarata e Zelenskyt erdhi pas takimeve në Kiev me të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët më herët zhvilluan bisedime edhe në Moskë.

Witkoff i cilësoi diskutimet në Kiev si “shumë domethënëse”, duke theksuar se Moska dhe Kievi duhet të bëjnë kompromise për të kapërcyer dallimet dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

“Do të duhet që të dyja palët të bëjnë kompromise dhe të reduktojnë dallimet. Ne besojmë se kemi elementët e nevojshëm për ta arritur këtë”, deklaroi Witkoff.

Ndërkohë, Zelensky mbajti një qëndrim më të kujdesshëm, duke theksuar se çështjet më të ndërlikuara, veçanërisht ato që lidhen me territoret, mund të zgjidhen vetëm përmes takimeve në nivel krerësh shtetesh.

Presidenti ukrainas ka kërkuar prej kohësh një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin, por Moska nuk ka pranuar deri tani të zhvillojë një negociatë të tillë.

Në bisedimet e zhvilluara në Kiev morën pjesë gjithashtu këshilltarë evropianë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Zelensky tha se Ukraina llogarit në mbështetjen e partnerëve evropianë nëse lufta vazhdon gjatë dimrit.

Konflikti Rusi-Ukrainë vijon që prej pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vazhdojnë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.