🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 94.26 ▲1.79%
ARI 4,159 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,250 ▼ -0.08% ETH $2,668 ▲ +0.64% XRP $1.4868 ▼ -0.03% SOL $117.8400 ▼ -1.39%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.26 ▲1.79 % ARI 4,159 ▼0.22 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.26 ▲1.79 % ARI 4,159 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Të mëdhenjtë do i ndajnë gjërat me marrëveshje të pashkruar. Njëri Shqipërinë, tjetri partinë

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishanit në RTSH1 se nëse Kuvendi i ri do të bëhet me 100 deputetë atëherë kjo tregon sipas tij, që dy forcat e mëdha e kanë ndarë mendjen për t’i ndarë gjërat me marrëveshje.

Duke iu referuar sinjaleve për ndryshimin e Kushtetutës, Vangjeli tha se kjo nënkupton që njëri të qeverisë Shqipërinë dhe tjetri partinë.

“Nëse parlamenti do të bëhet me 101 deputetë, që besohet se do të kushtëzohet nga Partia Socialiste, sipas vullnetit që ka shprehur Edi Rama. Të mëdhenjtë e kanë ndarë mendjen që t’i ndajnë gjërat me një marrëveshje të pashkruar, të pafirmosur dhe pa qenë ballë për ballë, ku interesi i të dyja palëve është që njëri të qeverisë Shqipërinë e tjetri të qeverisë partinë.” u shpreh Vangjeli.

Megjithatë, Vangjeli identifikon një element pozitiv te ndryshimet në sistemet, faktin që sipas tij, liderët politikë do të detyrohen të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e kandidatëve për parlament, duke mos u bazuar vetëm te preferencat personale apo figura “popullore” në rrjete sociale, por te individë më realë dhe përfaqësues.

“Të dy janë të kënaqur me këtë pjesë, por edhe me tjetrën, ku ftojnë spektatorë në anën tjetër, duke brohoritur herë njërën palë e herë tjetrën. E vetmja gjë pozitive në këtë sistem është se, qoftë Rama, qoftë Berisha, do të detyrohen që në përzgjedhjen e njerëzve që do të jenë në parlament të mos merren shumë me ato preferenca personale, që më shumë janë meme në rrjete sociale sesa personazhe realë. Ndërkohë që shqiptarëve u jepet mundësia për të votuar. Deri tani kanë votuar, por nuk kanë zgjedhur; me një sistem të tillë kanë mundësi edhe të zgjedhin”, tha Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.