☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,774 ▼0.15%
DOW 53,597 ▼0.25%
NASDAQ 26,741 ▲0.04%
NAFTA 82.41 ▲0.01%
ARI 4,482 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,100 ▲ +1.15% ETH $1,908 ▲ +0.96% XRP $1.0038 ▲ +0.1% SOL $76.0000 ▲ +0.5%
S&P 500 7,774 ▼0.15 % DOW 53,597 ▼0.25 % NASDAQ 26,741 ▲0.04 % NAFTA 82.41 ▲0.01 % ARI 4,482 ▲1.01 % S&P 500 7,774 ▼0.15 % DOW 53,597 ▼0.25 % NASDAQ 26,741 ▲0.04 % NAFTA 82.41 ▲0.01 % ARI 4,482 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Aliu: Ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit kaloi në lexim të parë në seancë plenare

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se Ligji për mbrojtje nga duhani ka kaluar në leximin e parë në Kuvend.

“Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit. Ky është edhe një hap i rëndësishëm institucional drejt mbrojtjes më të madhe të shëndetit publik, veçanërisht të fëmijëve, të rinjve, joduhanpirësve dhe të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë për një hapësirë publike të shëndetshme dhe të sigurt. Ligji pasqyron realitetin e kohës së sotme, në të cilën, përveç cigareve klasike, ekzistojnë cigaret elektronike, produktet e duhanit të ngrohura dhe forma të reja të produkteve me nikotinë, të cilat kërkojnë një rregullim bashkëkohor dhe të qartë,” shpjegon ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Nga atje thonë se duhani lidhet me mbi 3.600 raste vdekjesh në vit, ndërsa humbjet ekonomike vlerësohen në mbi 600 milionë euro në vit. Veçanërisht shqetësuese janë të dhënat statistikore që tregojnë se 13,6% e të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç përdorin produkte të duhanit ose nikotinës, 57% e nxënësve janë të ekspozuar ndaj tymit pasiv në hapësira publike të mbyllura, ndërsa 73% e të rinjve duhanpirës kanë deklaruar se nuk janë penguar të blejnë cigare për shkak të moshës.

“Ky ligj është për shëndetin e qytetarëve dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Me të vendosen rregulla më të qarta për tarracat, mbrojtje më e madhe në institucionet shëndetësore, arsimore dhe të kujdesit për fëmijët, kufizime për pirjen e duhanit në prani të fëmijëve, si dhe ndalim i plotë i reklamimit dhe promovimit, përfshirë edhe përmes platformave online dhe rrjeteve sociale. Shëndeti nuk ka çmim dhe nuk ka alternativë,” shton Aliu.

Njëkohësisht, ai thekson se pas hartimit të kësaj zgjidhjeje ligjore qëndron një proces i mundimshëm, gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i përgjegjshëm i konsultimeve të gjera me të gjitha palët dhe aktorët e interesuar, në kuadër të të cilit janë mbajtur 7 takime pune me industrinë e duhanit, 5 takime me sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, harmonizime me institucionet shtetërore dhe me gjithsej 14 organe inspektuese dhe mbikëqyrëse. Gjithashtu, përmes ENER-it janë shqyrtuar në detaje 58 komente nga qytetarë, tregtarë dhe ekspertë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.