Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.27 ▼3.92%
ARI 4,242 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,755 ▲ +1.45% ETH $1,676 ▲ +1.23% XRP $1.1438 ▲ +2.5% SOL $66.8500 ▲ +2.17%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.27 ▼3.92 % ARI 4,242 ▲3.12 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.27 ▼3.92 % ARI 4,242 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Java e Muraleve Arbëreshe” – Pallagorio shndërrohet në një galeri arti në qiell të hapur

Pallagorio shndërrohet në një galeri arti në qiell të hapur, që bashkon Arbërinë e Krotonës me Kosovën.

Edicioni i parë i “Javës së Muraleve Arbëreshe – Settimana dei Murales Arbëreshë” u përmbyll me një pjesëmarrje të gjerë dhe entuziazëm të madh. Ky projekt, i promovuar nga shoqata Fili Meridiani APS, nga data 3 deri më 9 qershor e shndërroi Puheriun (Pallagorio) në një laborator të artit urban, të kujtesës dhe të dialogut ndërkulturor. Iniciativa, e realizuar në bashkëpunim me Mural Fest Kosova dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, nën patronazhin e Komunës së Ferizaj, shënoi një moment të rëndësishëm takimi mes Arbërisë dhe Ballkanit, duke përfshirë artistë, studentë, operatorë kulturorë dhe qytetarë në një rrugëtim të përbashkët për vlerësimin e identitetit arbëresh.

Sipas një njoftimi për media thuhet se për një javë, komuniteti mikpriti dhe mbështeti pesë artistë, Argjenda Azimi, Elba Gashi, Gentrit Osmani, Reema Salihu dhe Prof. Dr. Lebibe Topalli (Dekane në Universitetin e Ferizajt dhe Drejtoreshë Artistike e Mural Fest), në realizimin e veprave të reja murale që ndërthurin historinë dhe kulturën e të dyja brigjeve të Mesdheut.

“Këto murale nuk përfaqësojnë thjesht ndërhyrje artistike, por ura të vërteta të rrëfimit vizual, të afta për të bashkuar rrënjët, kujtesën dhe ndjenjën e përkatësisë së një territori që vazhdon të shikojë drejt së ardhmes pa harruar historinë e vet. Në këtë kuptim, është emblematike vepra kushtuar kujtimit të Don Sergio Spezzano, një figurë referimi për komunitetin arbëresh, i nderuar përmes një murali të frymëzuar nga aktiviteti i tij në mbështetje të kërkimit të paqes gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve të nëntëdhjeta, dhe i pasuruar me vargje nga një prej krijimeve të tij poetike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim e rëndësishme ishte prania e delegacionit nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me Prof. Faton Spahiu, Prof. Florit Hoxha dhe Prof. Labinot Topilla.

“Kjo prani kontribuoi në forcimin e dialogut kulturor dhe institucional midis dy brigjeve të Mesdheut, duke konfirmuar vlerën ndërkombëtare të kësaj nisme dhe duke hapur perspektiva të reja për bashkëpunim në të ardhmen”.

Ndër momentet më domethënëse mbeten edhe takimet institucionale të zhvilluara në selitë e komunave të Pallagorio-s (Puheriut), Carfizzi-t (Karficit) dhe San Nicola dell’Alto (Shën Kollit), të cilat shërbyen si një mundësi dialogu mes administratave lokale – të udhëhequra respektivisht nga Umberto Lorecchio, Mario Antonio Amato dhe Luigi Rizzuti – dhe delegacioneve nga Kosova.

Pikërisht gjatë këtyre takimeve u shpreh vullneti i shoqatës Fili Meridiani dhe i administratave vendore për ta zgjeruar nismën e muraleve, me qëllim krijimin e një itinerari të vërtetë artistik dhe kulturor brenda të tria komuniteteve, i cili të përsëritet çdo vit. Ky propozim gjeti mbështetjen e plotë të Rektorit të Universitetit të Ferizajt dhe të Drejtoreshës Artistike të Mural Fest.

“Java e Muraleve Arbëreshe i tejkaloi të gjitha pritshmëritë – deklaron Ettore Bonanno, president i shoqatës Fili Meridiani APS. Gjatë këtyre ditëve kemi parë se si arti u shndërrua në një mjet konkret pjesëmarrjeje, takimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh. Në këtë kuptim, dëshiroj të vë në dukje kontributin e Michele Giudicissi-t, një artist i ri nga Pallagorio, i cili mori pjesë në projekt duke pikturuar disa dyer në qendrën historike në bashkëpunim me artistët kosovarë. Ky projekt do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm me realizimin e dyerve të tjera rrëfyese. Të gjitha veprat e realizuara do të mbeten si një trashëgimi e përhershme për komunitetin dhe do të përfaqësojnë një dëshmi të prekshme të identitetit tonë arbëresh. Por rezultati më i rëndësishëm është ndoshta ai njerëzor: ndërtimi i urave midis njerëzve, institucioneve dhe territoreve të ndryshme, duke konfirmuar se kultura mund të jetë një motor i fuqishëm dialogu dhe zhvillimi”.

Përkrah realizimit të veprave artistike, programi zhvilloi një rrugëtim të strukturuar shpjegues, pjesëmarrjeje dhe përfshirjeje të komunitetit, duke e shndërruar festivalin në një hapësirë të vërtetë takimi mes artit, kulturës, edukimit dhe identitetit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua brezave të rinj përmes punëtorive krijues të dedikuar për fëmijë dhe të rinj, të cilët patën mundësinë të bashkëbisedonin drejtpërdrejt me artistët dhe të trajtonin temat e kujtesës, të përkatësisë dhe të vlerësimit të territorit. Një moment mjaft domethënës kishte si protagonistë fëmijët e kopshtit të Pallagorio-s (Puheriut), të cilët lanë në mënyrë simbolike gjurmën e tyre mbi veprat e realizuara, duke kontribuar me ngjyra, shenja duarsh dhe gjeste krijuese në një rrëfim kolektiv që bashkon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e komunitetit arbëresh.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme ishte tryeza e diskutimit “Roli i artit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, e cila bëri bashkë përfaqësues nga bota kulturore, akademike dhe institucionale. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë Ettore Bonanno, president i shoqatës Fili Meridiani APS, Agron Bajraktari, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Lebibe Topalli, pedagoge dhe studiuese e angazhuar në promovimin e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe diasporës arbëreshe, si dhe Angelo Astorino, Kryetar i Sipërmarrësve të Rinj të Konfindustrisë së Krotones (Confindustria Crotone). Takimi ofroi një reflektim mbi vlerën e artit bashkëkohor si një mjet për mbrojtjen, rigjenerimin dhe përcjelljen e trashëgimisë materiale dhe jomateriale të komuniteteve pakicë, si dhe si një levë për zhvillimin ekonomik.

Programi kulturor u pasurua më tej nga ekspozita fotografike “E ardhmja në Arbëri – Vizione Grash” (Futuro in Arbëria – Visioni di Donne) nga Lorenzo Fortunati, kushtuar rolit të grave në proceset e ndryshimit dhe të ruajtjes së identitetit arbëresh, si dhe nga Ekspozita Digjitale e realizuar nga studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara USHAFerizaj, e cila prezantoi një lexim bashkëkohor të lidhjeve kulturore mes Arbërisë dhe Ballkanit përmes gjuhëve multimediale dhe inovative.

Hapësirë e madhe iu kushtua gjithashtu muzikës, një element qendror i traditës arbëreshe.

Publiku pati mundësinë të ndiqte koncertin e Peppino Siciliani-t, interpretues dhe promovues i muzikës arbëreshe, interpretimet e muzikantëve arbëreshë Giovanni Bellio dhe Nicolino Basile, shfaqjen e Grupit Folklorik të Shën Kollit (Gruppo Folk di San Nicola dell’Alto), si dhe pjesëmarrjen e Bandës Muzikore të Rrethit Arbëresh (Banda del Distretto Arbëresh), nën drejtimin e Maestro-s Franco Amendola, e cila me repertorin e saj diti të gërshetonte traditën e bandave muzikore, identitetin territorial dhe trashëgiminë muzikore të komuniteteve arbëreshe.

Këto interpretime muzikore kontribuuan në krijimin e një ure lidhëse midis shprehjeve të ndryshme të kulturës arbëreshe, duke vlerësuar gjallërinë e saj dhe aftësinë për të bashkëbiseduar me të tashmen.

Tërësia e aktiviteteve e shndërroi festivalin jo vetëm në një ngjarje artistike, por në një laborator të hapur të pjesëmarrjes kulturore, të aftë për të përfshirë qytetarët, institucionet, shkollat, shoqatat dhe universitetet në një rrugëtim të përbashkët për vlerësimin e identitetit arbëresh dhe për forcimin e lidhjeve midis komuniteteve të Arbërisë dhe botës ballkanike.

Manifestimi lind në fakt me një vizion afatgjatë. Synimi i shoqatës Fili Meridiani APS është ta shndërrojë Javën e Muraleve Arbëreshe në një takim të rregullt e të qëndrueshëm, të aftë për të përfshirë shkallë-shkallë edhe komunitete të tjera arbëreshe, duke i dhënë jetë një rrjeti kulturor që përdor artin urban si një mjet për rrëfimin e identitetit, vlerësimin territorial dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Veçanërisht domethënëse ishin momentet e inaugurimit të festivalit, të cilat panë pjesëmarrjen e tre kryetarëve të komunave të Rrethit Arbëresh, duke dëshmuar konkretisht vlerën ndërkomunale të nismës dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar lidhjet midis komuniteteve arbëreshe të territorit. Inaugurimi u shndërrua në një moment intensiv kremtimi dhe pjesëmarrjeje, me një parakalim festiv që përshkoi rrugët e Pallagorios (Puheriut), të gjallëruara nga banorët, mysafirët, artistët, përfaqësuesit institucionalë, Banda Muzikore e Rrethit Arbëresh, si dhe nga gratë e vajzat e veshura me Cohën, veshja tradicionale arbëreshe, në një atmosferë entuziazmi dhe bashkëndarjeje.

Dita u përmbyll me një festë të madhe në ambientet e “MUZÉ Spazio Arbëria”, i cili për këtë rast u shndërrua në një vend takimi, muzike, mikpritje dhe shkëmbimi kulturor. Përmes performancave artistike, momenteve muzikore, degustimeve dhe mundësive për dialog informal, MUZÉ mikpriti banorët dhe vizitorët në një mbrëmje që kremtoi jo vetëm festivalin, por mbi të gjitha forcën e një komuniteti që vazhdon të gjejë veten te vlerat e veta, te traditat e veta dhe tek aftësia për të ndërtuar perspektiva të reja për të ardhmen e Arbërisë.

Bonanno përfundon: “Një falënderim i veçantë u shkon artistëve, vullnetarëve të shoqatës Fili Meridiani që ishin madhështorë, kryetarëve të komunave tona, muzikantëve, grupit folklorik, bandës muzikore të Rrethit Arbëresh, sponsorëve të nismës NewDay url dhe Emira Digital, si dhe pronarëve të shtëpive. Faleminderit mbi të gjitha komunitetit të Pallagorio-s (Puheriut) që e mirëpriti dhe e mbështeti me entuziazëm të gjithë këtë nismë. Me bujari dhe shpirt të madh mikpritjeje, ai kontribuoi në suksesin e një projekti që lë si trashëgimi jo vetëm vepra të reja arti, por edhe marrëdhënie të reja, mundësi të reja dhe një ndërgjegjësim të përtërirë për vlerën e trashëgimisë arbëreshe”.

Me përmbylljen e edicionit të parë, “Java e Muraleve Arbëreshe – Settimana dei Murales Arbëreshë”, nuk përfaqëson një pikë mbërritjeje, por fillimin e një rrugëtimi të destinuar për t’u rritur ndër vite, duke e shndërruar Arbërinë në një hapësirë të madhe të përbashkët krijimtarie, kujtese dhe dialogu mes kulturash. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.