☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,774 ▼0.15%
DOW 53,519 ▼0.4%
NASDAQ 26,766 ▲0.14%
NAFTA 82.80 ▲0.49%
ARI 4,481 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,194 ▲ +1.66% ETH $1,912 ▲ +1.48% XRP $1.0062 ▲ +0.42% SOL $76.0800 ▲ +0.68%
S&P 500 7,774 ▼0.15 % DOW 53,519 ▼0.4 % NASDAQ 26,766 ▲0.14 % NAFTA 82.80 ▲0.49 % ARI 4,481 ▲0.99 % S&P 500 7,774 ▼0.15 % DOW 53,519 ▼0.4 % NASDAQ 26,766 ▲0.14 % NAFTA 82.80 ▲0.49 % ARI 4,481 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: SHBA hoqi “non gratën” për mua dhe familjen time. U korrigjua një vendim i padrejtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se atij dhe familjarëve të tij u është hequr “non grata” dhe kufizimi për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një rishqyrtimi të çështjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një deklaratë në facebook, Berisha tha se vendimi është korrigjuar nga administrata aktuale amerikane, duke e cilësuar masën e mëparshme si të padrejtë.

“Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së falënderoi administratën e presidentit Trump, për atë që e konsideroi korrigjim të një vendimi të padrejtë. Sipas tij, masa e vendosur më herët ishte rezultat i “lobimit korruptiv” të kryeministrit Edi Rama dhe financierit George Soros.

Berisha shprehu mirënjohje edhe për familjen, bashkëpunëtorët, miqtë dhe mbështetësit e tij, si dhe për anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët, sipas tij, i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

“Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros. Unë falenderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike. Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha.

Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2021. Në deklaratën e publikuar atëherë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhej se, në cilësinë e tij si Kryeministër, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike për përfitime personale dhe në favor të aleatëve politikë dhe familjarëve të tij.

Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit, “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Berisha i ka kundërshtuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.