☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Vangjush Dako: Projekt i ri për Durrësin, 750 mijë USD për sistemin e kamerave

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar disa rrugë dhe hapësira publike të reja në lagjen 18 të Durrësit.

vangjushi oKjo lagje ka qenë një nga lagjet më problematike të Durrësit ndërsa sot është kthyer në një nga lagjet më të mira me hapësira publike dhe gjelbërim si dhe rrugë të asfaltuara, kanalizime e trotuare duke u kthyer në një lagje model në qytet.

Kryebashkiaku Dako ka përurar rrugët Jeta e Re dhe Bashkim Taga si dhe kuartallet përreth. Banorët e kësaj lagjeje i kanë shprehur falenderimet e tyre kryebashkiakut Dako për punën e bërë për transformimin e kësaj lagjeje dikur të mbytur në baltë ndërsa sot tërësisht e rehabilituar. Kryebashkiaku Dako gjatë këtij përurimi ka bërë me dije edhe një projekt të ri prej 750 mijë dollarësh për sistem monitorimi me kamera në qytet për rritjen e sigurisë dhe për ruajtjen e pronës publike si dhe projektin e ri për veshjen me kapotë të pallateve parafabrikate me qëllim kursimin e energjisë:

vangjushi“Kemi ardhur në lagjen tuaj me premtime të mbajtura pasi të gjithë ju e mbani mend si ka qenë lagja 18 para disa vitesh, me infrastrukturë të rënduar dhe probleme të shumta ndërkohë që sot pas investimeve dhe punës që ka bërë bashkia e Durrësit lagja 18 është kthyer në një lagje model me hapëira publike të gjelbëruara dhe rrugë të asfaltuara. Në sajë të punës sonë kjo lagje është transformuar tërësisht duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj zone.

Kështu do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër dhe jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë Durrësin dhe premtojmë se modeli i urbanizimit të kësaj lagjeje do të jetë modeli ynë edhe për zonat e Ishmit, Manzës, Sukthit, Rrashbullit dhe Katundit të ri. Tashmë ne do të investojmë edhe për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve por edhe të pronës ndaj do të punojmë në sistemin e sigurisë ku në sajë të një investimi prej 750 mijë dollarësh do të monitorohet me kamera qyteti për të jetuar në një qytet edhe më të sigurtë e për të ndalur dëmtimet që i bëhen pronës publike.

Po kështu do të vazhdojmë punën në këtë lagje pasi kemi aplikuar edhe për një projekt tjetër me fonde të BE ku projekti ynë është veshja me polisterol apo siç quhet ndryshe me kapotë e të gjitha pallateve të parafabrikateve me qëllim kursimin në mënyrë të ndjeshme të energjisë elektrike.

vangjushi 1Ne do ta ndryshojmë infrastrukturën e rënduar në të gjithë territorin e ri të bashkisë së Durrësit, ne do ti japim Durrësit atë që meriton si mushkëria e dytë e Shqipërisë dhe do ti japim Durrësit vendin që i takon prej shekujsh. Ju jeni dëshmitarë të të gjitha transformimeve që po ndodhin në Durrës por edhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëra. Një ditë më parë mbollëm palmën e 1000 dhe gjatë dy mandateve kemi mbjellë edhe mijëra pemë të tjera por edhe mandatin tjetër do të vazhdojmë me shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra dhe do të mbjellim më shumë se 7 000 pemë të tjera.”

Rruga Bashkim Taga dhe Jeta e Re janë rikonstruktuar me një fond prej 54.454.002 lekë në një gjatësi rreth 2.1 kilometra dhe me siperfaqe të asfaltuar prej  11420 metër katror dhe 5581 metër katror trotuare si dhe dhjetëra pemë e shkurre dekorative

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.