☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,552 ▼0.91%
DOW 46,297 ▼0.8%
NASDAQ 21,701 ▼1.34%
NAFTA 117.46 ▲4.49%
ARI 4,655 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,022 ▼ -2.41% ETH $2,077 ▼ -4.06% XRP $1.2996 ▼ -3.48% SOL $78.7900 ▼ -4.11%
S&P 500 6,552 ▼0.91 % DOW 46,297 ▼0.8 % NASDAQ 21,701 ▼1.34 % NAFTA 117.46 ▲4.49 % ARI 4,655 ▼0.63 % S&P 500 6,552 ▼0.91 % DOW 46,297 ▼0.8 % NASDAQ 21,701 ▼1.34 % NAFTA 117.46 ▲4.49 % ARI 4,655 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Vazhdojnë tragjeditë në ujërat e Mesdheut, viktimat e fundit 21 gra

Tragjeditë e jetëve të humbura në Mesdhe nuk kanë të sosur. Trupat e pajetë të 21 grave e një burri u gjetën në një pellg uji të përzjerë me karburant, në një anije emigrantësh të nisur nga brigjet libiane drejt Europës.

Klandestinët kishin qëndruar aty për orë të tëra, thotë organizata bamirëse Mjekët pa Kufij. Mbi 200 persona të tjerë i mbijetuan rrugëtimit dhe pas gjetjes së mjetit lundrues u transferuan në një anije të grupit ndërkombëtar. 50 prej tyre janë fëmijë.

“Nuk e kemi ende krejtësisht të qartë çfarë ndodhi, por një gjë është e sigurtë: ata patën një vdekje të tmerrshme”, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” një anëtar i organizatës, Jens Pagotto.

Sipas tij, duket se avujt e dalë nga bashkimi i ujit me karburantin i kanë marrë jetën emigrantëve fatkeqë.

Shumica e personave në bord vinin nga vende të Afrikës perëndimore. Të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie janë në mesin e 2.000 emigrantëve të shpëtuar nga uji gjatë disa operacioneve të ndryshme të mërkurën, ku u përfshinë roje bregdetare italiane e spanjolle, si dhe disa organizata humanitare.

Klandestinët janë dërguar më pas në Siçili. Sipas IOM-së, me mijëra vetë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në ujërat e Mesdheut këtë vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.