Bota

Vdesin 4 persona në një park në Australi

Katër persona u vranë si pasojë e një aksidenti në një prej lojërave në një park argëtimi në bregun lindor të Australisë.

Policia dhe zyrtarë të parkut “Dreamland” thanë se dy meshkuj dhe dy femra humbën jenë në një incident tragjik. Parku që gjendet në zonën Komera është mbyllur tashmë dhe kanë nisur hetimet. Dreamwolrd e cilëson veten si parku i argëtimit më i madh në Australi dhe ka rreth 50 lojëra.

Loja ku humbën jetën katër persona qëndron në shëtitje brenda varkave rrethore që lundrojnë me shpejtësi në një lumë artificial. Policia bëri me dije se dy prej viktimave ishin katapultuar jashtë varkës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe forcës centrifugale, ndërsa dy të tjerët kishin mbetur të bllokuar brenda.

Autoritetet gjithashtu thanë se zyrtarë të parkut po punojnë ngushtë me hetuesit për të zbuluar shkaqet e incidentit tragjik që bazuar në informacione paraprake duket të jenë defekt teknik apo edhe pakujdesi njerëzore.

Varkat e lojës në fjalë udhëtonte në lumin artificial me shpejtësi deri në 45 km/h dhe autoritetet thonë se masat e sigurisë aty duhet të jenë mjaft të larta për të garantuar sigurinë e klientëve.

Zyrtarë lokalë deklaruan se incidenti shënon një ditë të trishtë për zonën ku gjendet parku, pasi zakonisht, aksidente të tilla rezultojnë më humbje të shpejtë klientëte dhe dëmtim të pariparueshëm të reputacionit, faktorë që falimentojnë shumë shpejt një biznes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button