Kronika

Vdiq nga dhuna pas sherrit, xhaxhai i viktimës: E vrau vëllai i kryeplakut

Pak kohë pas vrasjes në Korçë ku një person ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga dhuna e ushtruar ndaj tij pas një sherri me një person disa vjet më të vogël se vetja, flet xhaxhai i viktimës.

Xhaxhai i viktimës 44-vjeçar Besnik Bazelli, Pëllumb Bazelli ka deklaruar për mediat se autori është vëllai i kryeplakut të fshatit. “Janë persona problematikë dhe të padëshirueshëm”, tha ai.

Teksa ka sqaruar se nipi i tij kishte rënë disa herë pre e grabitjes nga autori i vrasjes.

“Nipi la 3 fëmijë punonte për të mbajtur familjen. Nipi kishte dyqan, autori e kishte vjedhur disa herë.  Autori të dënohet ndryshe do marrim hak”, tha Pëllumb Bazelli.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës dhe policia bëri me dije se ka arrestuar autorin, K. Lika, 28 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button