Veliaj: I revoltuar nga vendimi i gjykatës por ndërtimi tek diga nuk do të ndodhë
Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi sot pas rrëzimit të kërkesës së bashkisë së Tiranës, nga ana e gjykatës administrative të Apelit, për ndryshimin e trupës gjykuese që po gjykon çështjen e pallatit tek diga e liqenit, duke e cilësuar një gjyq fars.
“Ajo që do të ndodhë nesër me një zhgënjim shumë të madh dhe me një revoltë qytetare është që do të shikojmë sesi kushërinjtë do të gjykojnë kushërinjtë e tyre, për 240 milion euro. Sigurisht që jam i zhgënjyer dhe i revoltuar si kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi jetike reformën në drejtësi për vendin ku sipas tij, ky ishte rasti konkret.
“I garantoj që Tirana nuk do ta harrojë këtë që i bënë gjyqtarët.Besoj që ishte e nevoshme të ndodhte kjo për të ilusruar pse reforma ne drejtësi është jetike për vendin. Në momentin që kushurinjtë do të gjykojnë kushurinjtë dhe luajnë 220 milion euro, unë e di sesi do të dalë rezultati por e bera gjithë këtë organizim për të demaskuar mënyrën sesi funksionojnë gjyqet në shqipëri. Kjo do të thotë që nëse deri dje ishin 98% të qytetarëve pro reformës në drejtësi, edhe 25 i mbetur do të jetë 1005 pro reformës”, tha ai.
Po ashtu, si kundërpërgjigjë ndaj vendimit të gjykatës ai siguroi që ndërtimi tek diga nuk do të ndodhe.
“Një gjë është e sigurt dhe po jua them edhe sot. Ndërtimi tek diga nuk do të ndodhë. Ashtu si gjykata e gjykoi sot në fshehtësi, ku vendimi u mor në mënyrë të fshehtë. Bashkia e Tiranës ishte përgatit të provonte lidhjen farefisnore që siç thotë ligji, deri në brezin e 3-të përbën konflikt interesi. Ne e kishim të provuar këtë fakt dhe u refuzua kjo gjë e vendimi u mor në një dhomë të mbyllur me tre veta, ku njeri të paktën mori vendimin të kundërshtontë. Përsa kohë që gjykata vendos fshehurazi, sigurisht un kam të gjithë të drejtën time, për të deklaruar strategjitë tona pa i bërë publike, duke filluar punën paralele për bllokimin e punimeve tek diga’, përfundoi ai.