Ekonomia

Veliaj inauguron kopshtin, u ndërtua në njësinë 5 me ndihmën e biznesit

Fëmijët e njësisë administrative nr. 5 në Tiranë kanë një kopësht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kopshti nr. 42 është një nga më të mirët në Tiranë.

“Fatkeqësisht, nuk i kemi pasur mundësitë në bashki, por më vjen mirë që pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje, tani kemi nisur adoptimin e kopshteve dhe më në fund bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e biznesit na ka mundësuar një nga kopshtet më të mira”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjitha bizneset që iu janë përgjigjur nismave të bashkisë për të ndihmuar në plotësimin e kushteve të duhura për fëmijët në godinat arsimore ku ata shkojnë çdo ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button