Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.59 ▼0.91%
ARI 4,652 ▼4.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,509 ▼ -1.11% ETH $2,149 ▼ -2.22% XRP $1.4530 ▼ -0.83% SOL $88.9700 ▼ -1.71%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼0.91 % ARI 4,652 ▼4.99 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼0.91 % ARI 4,652 ▼4.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj: Lirojmë hapësirat për zhvillimin e projektit të sheshit “Skënderbej”

Nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e hapësirave të gjelbra ditën e sotme u përqendrua në mbjelljen e pemëve dekorative në disa rrugë të kryeqytetit. Gjatë aksionit për mbjelljen e pemëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka nisur puna edhe për prishjen e disa ndërtimeve për zhvillimin e projektit të sheshit “Skënderbej”.

“Kjo fundjavë është një fundjavë pune dhe aksioni për Tiranën. Po punohet në disa vende me disa prishje në qendër të Tiranës, ndërtesa pa leje pranë sheshit “Skënderbej”, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Duhet të lirojmë hapësirat publike nga ata që e kanë uzurpuar, që të përgatitemi për fillimin e punës në sheshin ‘Skënderbej’”, u shpreh Veliaj. Më tej, ai tha se vijon aksioni për mbjelljen e pemëve në çdo rrugë të Tiranës, duke nisur nga qendra dhe në çdo rrugë diagonale, për t’u siguruar që të zëvendësohen të gjitha pemët që mungojnë, që janë vandalizuar apo prishur gjatë këtyre viteve.

Veliaj ne mbjelljen e pemeve (2)“Sot kemi qenë në rrugën “Mine Peza”, te rruga “Fortuzi”, “Hoxha Tahsin”, dhe simbolikisht edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili gjithashtu nuk i ka shpëtuar vandalizimit apo shkuljes së pemëve. Kështu, sigurohemi që asnjë hapësirë kushtuar pemëve nuk rri bosh në qytetin e Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se paralelisht me mbjelljen e pemëve, po vijojnë edhe investimet te Parku i Liqenit Artificial.

“Sot kemi vijuar me disa investime të tjera në Parkun e Liqenit, duke vendosur një shatërvan si kartolinën e ardhshme të Tiranës. Kjo është një pikë jashtëzakonisht e frekuentuar nga qytetarët e Tiranës dhe në total, me mbjelljet që kemi bërë në qytet dhe në parqet e kryeqytetit, sidomos në Parkun e Liqenit, e mbyllim marsin me 7 mijë pemë”, tha Veliaj. Sipas tij, 7 mijë pemë në 7 muaj është përgjigja e Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që nuk e kursejnë baltën. “Gjithë ajo baltë që prodhohet, më mirë të hidhet për të ushqyer pemët, se sa për të goditur njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Veliaj ne mbjelljen e pemeve (3)Më tej, kryebashkiaku siguroi se do të vijojë mbajtja e ritmit të punës për mbjelljen e 1 mijë pemëve për muaj. “Kjo është mënyra më e mirë se si e tregojmë me fakte dhe punë konkrete atë që nënkuptojmë me dashuri për qytetin. Mrekullia nuk ndodh brenda natës, por duke parë se çdo ditë punonjëset tona të pastrim-gjelbërimit me shumë dashuri e përkushtim, bëjnë një punë fantastike, besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’ua kthyer qytetarëve besimin që na kanë dhënë”, përfundoi Veliaj.

Aksioni për mbjelljen e pemëve kishte për qëllim mbjelljen e pemëve në disa prej rrugëve kryesore të qytetit si “Hoxha Tahsim” me 23 drurë dekorativë, në rrugën “Mine Peza” dhe “Fortuzi” 54 dru dekorativë, si dhe 16 pisha të buta te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.